LAJMI I FUNDIT:

Ulja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Këshilli Gjyqësor mban mbledhje të jashtëzakonshme

Ulja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Këshilli Gjyqësor mban mbledhje të jashtëzakonshme

Këshilli Gjyqësor i Kosovës njofton se do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme këtë të mërkurë në orën 16:00.

Mbledhja do të mbahet pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i ulur pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Ju njoftojmë se mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (e mbyllur), do të mbahet sot, datë 23 nëntor 2022 (e mërkurë) nga ora 16:00, në sallën e takimeve të KGJK-së”, thuhet në njoftimin për media.


Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj të fundit, ka shfuqizuar vendimin e ish-Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët në vitin 2017.

Kryeministri Albin Kurti tha se pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm, para datës së hyrjes në fuqi të vendimit për ngritjen e pagave të kabinetit qeveritar, rrjedhimisht edhe këtyre institucioneve të drejtësisë.

“Kushti i paraparë për përjashtim të këtij Ligji është plotësuar me nxjerrjen e aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese me Ligjin e atëhershëm për Paga, rrjedhimisht për të sjellë ligjshmëri plotësojmë këtë vendim duke shfuqizuar nenet relevante”, ka thënë Kurti.

Qeveria Haradinaj në fund të vitit 2017 kishte marrë vendim për rritjen e pagës të kryeministrit të asaj kohe, Ramush Haradinaj, e cila preku automatikisht edhe sistemin e drejtësisë. Më pas në kohën e Qeverisë Kurti I ishte marrë vendim që paga e kryeministrit të zbritej, por ato të drejtësisë nuk u prekën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori