LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit publikojnë imazhet satelitore, pretendohet se shfaqin veturën e mbushur me eksploziv nga rusët që kishte hedhur në erë digën

Ukrainasit publikojnë imazhet satelitore, pretendohet se shfaqin veturën e mbushur me eksploziv nga rusët që kishte hedhur në erë digën

Një veturë e mbushur me eksploziv është fotografuar mbi digën ukrainase, pak para se të hidhej në erë në fillim të këtij muaji, duke shkaktuar përmbytje katastrofike në jug të vendit, kurse pamjet janë realizuar me dron nga Kievi.

Imazhet janë e një raporti që sugjeron se Rusia kishte motiv dhe mundësi ta hedhë në erë digën, pasi ajo zonë kontrollohet nga Moska, transmeton Telegrafi.


Fotografitë e shkrepura nga ajri mbi digën Kakhovka dhe që janë shpërndarë nga Associated Press shfaqin veturën e shpërthyer në kulm.

Rusët mbushën tankun me 6.000 kilogramë eksploziv dhe e nisën drejt ukrainasve, ra në minë – më pas u hodh në erë me predhë antitank
Lexo po ashtu Rusët mbushën tankun me 6.000 kilogramë eksploziv dhe e nisën drejt ukrainasve, ra në minë – më pas u hodh në erë me predhë antitank

Në anën tjetër, dy zyrtarë të lartë ukrainas thonë se trupat ruse janë të stacionuara në rajonin krucial brenda digës, kurse ukrainasit thonë se shpërthimi ndodhi dhe shkatërroi digën.

Shkatërrimi i digës çoi në përmbytje vdekjeprurëse, duke e goditur rëndë vendin që konsiderohet si shporta më e madhe e bukës në botë.

Imazhet satelitore shfaqin veturën e parkuar mbi digë, në ditën kur ndodhi shpërthimi i madh që u detektua edhe nga organizatat që monitorojnë tërmetet.

Kulmi i veturës shihet i shkatërruar plotësisht, që dukej sikur ishte goditur nga një minë – e rreth mjetit kishte shumë kabllo që tregojnë se mund të jetë aktivizuar eksplozivi brenda mjetit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori