LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasi 15-vjeç hidhet me parashutë nga kati i 14-të i ndërtesës, nuk i hapet parashuta – mbetet i vdekur në vend (Video, +16)

Ukrainasi 15-vjeç hidhet me parashutë nga kati i 14-të i ndërtesës, nuk i hapet parashuta – mbetet i vdekur në vend (Video, +16)

Një djalë 15-vjeç ka mbetur i vdekur në vend, pasi nuk iu hap parashuta kur u hedh nga maja e një ndërtese të lartë në Ukrainë.

Bogdan Firsov kishte kërcyer nga kati i 14-të i një ndërtese në pjesën lindore të Ukrainës, Makiivka, transmeton Telegrafi.

Por, ajo çfarë është më e tmerrshme një i ri dhe nëna e tij derisa e kishin shikuar adoleshentin duke u hedhur me parashutë, janë dëgjuar duke inkurajuar të riun.


Në videon amatore të publikuar më poshtë shihet se si hidhet nga ndërtesa dhe derisa binte poshtë, duket se lartësia nuk ishte e mjaftueshme për hapjen e parashutës dhe kështu përfundoi i përplasur në tokë, duke mbetur i vdekur në vend.

Një dëshmitar i kësaj ngjarje të tmerrshme ka deklaruar për mediat lokale se turma e qytetarëve ishin mbledhur për ta shikuar, dhe se asnjëri prej tyre nuk ishte munduar ta ndalë – përkundrazi e filmonin.

Ekspertët pretendojnë se edhe parashutat e profesionistëve, nuk do ta shpëtonin pasi që ai kishte kërcyer nga 70 metra lartësi që ishte e pamjaftueshme për hapjen e parashutës.

Qyteti Makiivka nga ku është hedhur me parashutë adoleshenti gjenden në pjesën lindore të Ukrainës që kontrollohet nga forcat pro-ruse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Evropa
Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht

Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht

Evropa
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Evropa

"SHBA me gjasë do të njoftojë tërheqjen masive të ushtarëve amerikanë nga Evropa", paralajmëron kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Botë
Zelensky ngre alarmin: Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s në fillim të vitit të ardhshëm

Zelensky ngre alarmin: Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s në fillim të vitit të ardhshëm

Botë
Po digjte Kuranin jashtë konsullatës turke në Londër, sulmohet me shkelma nga një kalimtar - publikohen pamjet

Po digjte Kuranin jashtë konsullatës turke në Londër, sulmohet me shkelma nga një kalimtar - publikohen pamjet

Botë
Kalo në kategori