LAJMI I FUNDIT:

Ukraina nuk ka marinë, por ja si po e “dërrmon” Rusinë në Detin e Zi

Ukraina nuk ka marinë, por ja si po e “dërrmon” Rusinë në Detin e Zi

Një video bardh e zi tregoi me gjasë një varkë të shpejtë që lëvizte nëpër valët e detit, derisa i afrohej një luftanijeje shumë më të madhe.

Ajo, më pas, shpërtheu në mënyrë spektakolare dhe videoja gati 3-minutëshe përfundoi me luftanijen duke u rrotulluar, pak përpara se të fundosej.

Varka e shpejtë ishte, në fakt, një dron detar pa pilot, i njohur si MAGURA-V, i projektuar nga Ukraina dhe i mbushur me eksploziv.


Humbjet e Rusisë për katër muaj në Avdiivka thuhet se janë më të larta sesa në luftën 10-vjeçare të Bashkimit Sovjetik në Afganistan
Lexo po ashtu Humbjet e Rusisë për katër muaj në Avdiivka thuhet se janë më të larta sesa në luftën 10-vjeçare të Bashkimit Sovjetik në Afganistan

Luftanija supozohet se ishte Tsezar Kunikov, një nga vetëm disa anijet e rënda të flotës ruse në Detin e Zi, shkruan REL.

Ajo u fundos në brigjet jugore të Krimesë – gadishullit ukrainas të aneksuar nga Rusia, 10 vjet më parë.

Fati i ekuipazhit të saj, i vlerësuar në rreth 70 persona, është i paqartë.

Një ditë më vonë, admirali në krye të flotës në Detin e Zi u tha se u hoq nga komanda.

Por Tsezar Kunikov është një nga rreth 20 luftanijet ruse që Ukraina i dëmtoi seriozisht, ose i fundosi plotësisht, prej se Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë, më 24 shkurt të vitit 2022.

Dhe ato vijnë në kohën kur ukrainasit kanë pasur pak për të festuar ndërsa afrohet përvjetori i dytë i pushtimit rus.

Megjithatë, shkruan CNN, sukseset e vazhdueshme në Detin e Zi janë një pikë befasuese.

Ukraina rrëzon edhe dy aeroplanë luftarakë rusë - pamje që thuhet se tregojnë një nga pilotët “me fytyrën poshtë” në det
Lexo po ashtu Ukraina rrëzon edhe dy aeroplanë luftarakë rusë - pamje që thuhet se tregojnë një nga pilotët “me fytyrën poshtë” në det

Javën e kaluar, Inteligjenca Mbrojtëse e Ukrainës njoftoi se kishte sulmuar dhe shkatërruar një anije të madhe zbarkimi të flotës ruse të Detit të Zi – Caesar Kunikov – me drone detare në brigjet e Krimesë.

Dhe siç vë në pah shkrimi i CNN, përcjell Telegrafi, Ukraina praktikisht nuk ka marinën e saj, por inovacioni teknologjik, guximi dhe paaftësia ruse i kanë dhënë asaj një avantazh të fuqishëm në pjesën më të madhe të Detit të Zi.

Kështu, tani ajo ka shkatërruar ose çaktivizuar më shumë se 20 anije detare ruse në rajon, një e treta e totalit të flotës ruse të Detit të Zi.

Kjo ka siguruar një korridor detar që i lejon Ukrainës të eksportojë pjesën më të madhe të grurit dhe prodhimeve të tjera nga portet si Odesa – një përfitim ekonomik në një kohë kur ekonomia është goditur nga konflikti.

Kujtojmë se në korrik të vitit të kaluar, Rusia u largua nga Iniciativa e Detit të Zi, e ndërmjetësuar nga OKB-ja, e cila i kishte lejuar Ukrainës një kalim të sigurt për të transportuar 31.5 milionë tonë drithë dhe produkte të tjera ushqimore nga portet e saj në tregjet botërore.

Rusët ekzekutojnë edhe robërit e luftës, ukrainasit publikojnë pamjet
Lexo po ashtu Rusët ekzekutojnë edhe robërit e luftës, ukrainasit publikojnë pamjet

Marrëveshja kishte zgjatur pak më pak se një vit.

Pas kësaj, ukrainasit deklaruan një “Korridor Humanitar të Detit të Zi” të njëanshëm për transportin tregtar dhe shtuan përdorimin e dronëve detarë dhe sulmeve me raketa kundër flotës ruse të Detit të Zi.

Korridori krijon qasje në bregdetin ukrainas përpara se të arrijë në ujërat e dy shteteve të NATO-s, Rumanisë dhe Bullgarisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Kalo në kategori