Bashkimi Evropian ka dorëzuar rreth 300,000 nga 1 milion predha të premtuara në Ukrainë deri më tani.
Kjo, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është bërë e ditur të mërkurën nga ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ndërsa merrte pjesë në një takim të NATO-s në Bruksel.
Duke folur me gazetarët në margjinat e ngjarjes, Kuleba bëri thirrje për një shtrirje më të madhe të industrive të mbrojtjes të Ukrainës dhe NATO-s për të siguruar që Kievi të ketë furnizimet që i nevojiten për të mposhtur Rusinë, e cila filloi agresionin në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.
“Ne duhet të krijojmë një zonë të përbashkët euro-atlantike të industrive të mbrojtjes”, citohet të ketë thënë Kuleba, duke shtuar se kjo do të siguronte sigurinë e Ukrainës dhe atë të vetë vendeve të NATO-s.
Ndryshe, Kievi është angazhuar për disa muajt e fundit në një përpjekje të bashkërenduar për të joshur prodhuesit kryesorë globalë të armëve për të ngritur operacione në Ukrainë, pjesë e një përpjekjeje për të diversifikuar mbështetjen e tij në armët dhe municionet e dhëna nga aleatët e tij.
Kuleba hodhi poshtë pohimin e një gazetari se lufta ishte tani në një ngërç, pasi kundërofensiva e verës e Ukrainës nuk arriti të rifitonte një pjesë të konsiderueshme të territorit të pushtuar nga Rusia.
“Nuk ka ngërç”, tha ai përpara se të kalonte në një pyetje tjetër.
Kuleba theksoi gjithashtu se ai pati një takim “produktiv” të martën me ministrin e jashtëm sllovak Juraj Blanar.
Presidenti i sapozgjedhur i Sllovakisë, Robert Fico, premtoi të ndalonte ndihmën ushtarake për Ukrainën, megjithëse më vonë sqaroi se nuk do të bllokonte blerjet e armëve nga kompanitë private.
“Ai përsëriti se qendra e mirëmbajtjes për pajisjet e rënda ukrainase do të vazhdojë të funksionojë në Sllovaki. Kontratat midis kompanive ukrainase dhe sllovake që prodhojnë armë do të vazhdojnë”, ka bërë të ditur Kuleba. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-29-780x439.jpg)
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre
![Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Scott-Bessent-trump-e1739295458994-780x439.jpg)
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Hamasi mund të ndal lirimin e pengjeve izraelite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Basem-Naim-780x439.jpg)
Hamasi mund të ndal lirimin e pengjeve izraelite
![Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-14-780x439.jpg)
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian
![Trump thotë se Ukraina është pajtuar që të na jep minerale të rralla në vlerë të 500 miliardë dollarëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-17-780x439.jpg)
Trump thotë se Ukraina është pajtuar që të na jep minerale të rralla në vlerë të 500 miliardë dollarëve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht