Edhe banorët e fshatrave Uglarë e Preoc të Gracanicës, e duan bashkimin me Fushë Kosovën, ashtu siç edhe është arritur marrëveshja mes këtyre dy komunave.
Për të iu bashkuar komunës së Fushë Kosovës, banorët shqiptar të fshatrave, Uglarë e Preoc që janë pjesë e Graçanicës, përmes peticionit kanë kërkuar që ministria dhe deputetët në Kuvend, ta aprovojnë marrëveshjen mes dy komunave.
Këtë peticion, e kanë nënshkruar 191 familje shqiptarë të këtyre fshatrave. Ata në peticion kanë dhënë disa arsye.
“Të gjitha shërbimet i kryejmë në Fushë Kosovë, si shkollimi i fëmijëve, kontrollet e të sëmurëve në Ambulanten e qytetit, dhe të gjitha të tjerat.
Ne si banor të Uglarit mbi 95% akoma jemi banor me dokumente nga vendet-komunat nga kemi ardhur vetëm e vetëm duke e prit ditën që t’i bashkohemi Komunës së Fushë Kosovës.
Ky vendbanim, nuk ka rrugë të asfaltuar, nuk ka kanalizim nga ujësjellës, nuk ka ndriçim, nuk ka asgjë sa i përket dorës së shtetit.
Në të kaluarën në vitin 2016 dhe në mars 2018 i’u kemi drejtua Kuvendit Komunal në Graçanicë që të paktën gjërat elementare, ujin, kanalizimin , asfaltimin të na e rregullojnë në vendbanimi tonë porse asnjëherë nuk janë përgjigjur pozitivisht”, thuhet në peticionin e nënshkruar nga kryefamiljarët.
Ata edhe më parë kishin mirëpritur një vendim mes dyja komunave që përcakton vijën e re administrative, e që disa pjesë të fshatrave Uglarë dhe Preoc do t’i bashkëngjiteshin Fushë Kosovës e që përbëjnë rreth 60 hektarë tokë.
“Besoj që më mirë kishte me qenë si më herët, të jemi me Fushë Kosovë, sepse e kemi më lehtë edhe me dokumentet”, thotë banori i Uglarit, Florim Isufi.
“Me Fushë Kosovë është më mirë, sepse rrugët nuk po i shtrojnë e as ndriçim natën nuk po kemi”, thotë banori tjetër Lirim Bujupi.
“Komunën e Fushë Kosovës e kemi larg 200 metër, ndërsa Graçanicën e kemi lerg 3.5 kilometër. Asnjëherë nuk kanë qenë nga Komuna e Graçanicës të shohim se si po jetojmë”, thotë Sabri Spahiu, banor i Uglarit.
Ndërkohë njohës të pushtetit lokal si dhe Lëvizja Vetëvendosje, e kanë kundërshtuar idenë shkëputjes së territorit në baza etnike./Telegrafi/
https://www.facebook.com/infoboxrtvdukagjini/videos/321854325061529/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Dhjetëra plumba të shkrepur në veturë, si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares në Kaçanik - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Mister në Gjadër, zhduken 16 emigrantë nga qendra e pritjes në Shqipëri

Tentativa e tetë për konstituimin e Kuvendit - çfarë tha kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Kryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali: çfarë e shkaktoi dhe a pati ndonjë sulm kibernetik?

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Aeroplani luftarak amerikan F-18 bie nga aeroplanmbajtësja dhe përfundon në Detin e Kuq, marina humb fluturaken 70 milionë dollarëshe