UEFA më në fund thyen heshtjen për skandalin e puthjes së Rubiales me Hermoson

UEFA më në fund ka shprehur një qëndrim ndaj Presidentit të Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll, Luis Rubiales, pas puthjes së tij me futbollisten Jenni Hermoson, gjatë festimeve të Kupës së Botës.
Rubiales e puthi Hermoson dy të diela më parë para miliona njerëzve, përpara se të përpiqej të fshinte incidentin, duke i quajtur ‘idiotë’ ata që e kritikonin atë.
RFEF më pas lëshoi një deklaratë në emër të Hermoso, për të cilën as ajo nuk pranoi, përpara se Rubiales të publikonte një video ku ai kërkonte falje nëse dikush ishte lënduar nga kjo, duke thënë se ishte një gabim – një video që ai i bëri presion Hermosos që të shfaqej.
Hermoso, përmes sindikatës dhe agjencisë së saj njoftoi të enjten e kaluar se do të ndiqte veprime kundër Rubiales, pas së cilës ai pritej të jepte dorëheqjen, por në vend të kësaj ai konfirmoi qëndrimin në krye të RFEF.
Që atëherë FIFA e ka pezulluar Rubiales për 90 ditë, ndërsa Ministria e Sportit e ka çuar çështjen në një gjykatë për të vepruar kundër tij.
Rubiales mban gjithashtu një pozicion si Zëvendës-President i UEFA-s, të cilët deri më tani kanë heshtur për këtë çështje derisa Presidenti Aleksander Ceferin më në fund foli për këtë çështje në një intervistë me L’Equipe.
“Unë jam një avokat dhe një nga nënkryetarët e FIFA-s. Çështja e tij është në duart e organit disiplinor të Federatës Ndërkombëtare. Çdo koment që mund të bëja do të tingëllonte si presion. Më duhet të them vetëm se më trishton fakti që një ngjarje si kjo e lë në hije fitoren e përzgjedhjes spanjolle”, ka thënë fillimisht Ceferin.
“Sot u takova me Laura McAllister për të gjetur mënyra për të ndryshuar mënyrën se si sillemi. Ne duhet të bëjmë më shumë”.
Ceferin e dënoi Rubialesin, por nuk shkoi më tej vetëm se quajti atë të papërshtatshme.
“Sigurisht, ajo që ai bëri ishte e papërshtatshme. Të gjithë e dimë. Shpresoj se ai e di që ishte e papërshtatshme”, përfundoi i pari i UEFA-s. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët