Tottenhami dhe Jose Mourinho janë dënuar së fundmi nga UEFA, pasi ndeshja e Tottenhamit kundër Royal Antëerp në Ligën e Evropës filloi me vonesë.

Anglezët pësuan humbje me rezultat 1-0 në këtë ndeshje.


Delegatët e UEFA-s shënuan gjithçka dhe ngarkuan me përgjegjësi pikërisht klubin anglez.

GettyImages 1228791709  1

Mourinho u dënua me një ndeshje pezullim, ndërsa UEFA gjobiti Tottenhamin me 28 mijë euro.

Sezoni nisi me probleme për “Spursat”, por momentalisht janë në vendin e dytë pas Leicester me një pikë.

Mourinho duket se do të bëjë një sezon të mirë dhe pse nuk ka një ekip me cilësitë e Liverpoolit, Manchester Cityt apo Chelseat. /Telegrafi/

telegrafi sport app