Georgina Rodriguez tashmë është bërë një persona i popullarizuar në anembanë botës.

Një gjë e tillë ka rastisur pasi zeshkania bëri të ditur lidhjen me futbollistin e njohur, Cristiano Ronaldo.


Që nga atëherë, çdo postim i saj merr vëmendje të fansave, sikurse edhe këto të fundit.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo është parë duke pozuar nga avioni privat.

Ajo çka u pëlqye më shumë në paraqitjen e saj ishte veshja firmato, që bënte të dukej edhe më tërheqëse.

"Udhëtim biznesi", ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografive.

Vlen të përmendet se ditë më parë ajo dhe Ronaldo kanë qenë duke i shijuar pushimet dimërore. /Telegrafi/