LAJMI I FUNDIT:

Udhëheqësit e të Gjelbërve gjermanë japin dorëheqje pas disa humbjeve elektorale

Udhëheqësit e të Gjelbërve gjermanë japin dorëheqje pas disa humbjeve elektorale

Udhëheqësit e të Gjelbërve të Gjermanisë njoftuan sot se do të largohen pas një sërë rezultatesh të dobëta zgjedhore, që kanë shkaktuar një krizë të plotë brenda partisë.

“Duhen fytyra të reja për ta nxjerrë partinë nga kjo krizë,” u tha gazetarëve Ricarda Lang, një nga dy liderët aktualë të partisë, transmeton Telegrafi.

Në zgjedhjet kyçe në rajonin lindor të Brandenburgut të dielën, të Gjelbrit u rrëzuan nga parlamenti i shtetit, duke fituar vetëm rreth 4 përqind të votave, nën pragun prej 5 përqind të nevojshëm për të fituar mandate parlamentare dhe një rënie prej gati 7 pikë përqindjeje nga zgjedhjet e fundit në shtet pesë vjet më parë.


Ky rezultat pasoi rezultate të tjera të dobëta për partinë në zgjedhjet shtetërore në fillim të këtij muaji, dhe në zgjedhjet evropiane në qershor, transmeton Telegrafi.

Të Gjelbrit aktualisht po votojnë me 10 për qind në shkallë kombëtare, gati 5 pikë përqindje më poshtë rezultatit të tyre në zgjedhjet e fundit federale në 2021.

Rezultati i zgjedhjeve të së dielës në Brandenburg ilustroi se të Gjelbrit janë zhytur në “krizën më të thellë me të cilën është përballur partia jonë në një dekadë”, u tha gazetarëve Omid Nouripour, udhëheqësi tjetër në largim i të Gjelbërve.

Të Gjelbrit kanë parë rënien e mbështetjes së tyre, pasi votuesit e kanë larguar pjesën më të madhe të vëmendjes së tyre nga çështja thelbësore e partisë për të luftuar ndryshimet klimatike dhe e kanë kthyer gjithnjë e më shumë fokusin e tyre te imigracioni, siguria dhe pasojat e luftës në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Evropa
SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

Evropa
Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Azia
Çifti australian 'detyrohen' të ulen pranë trupit të pajetë për orë të tëra në fluturimin e Qatar Airways

Çifti australian 'detyrohen' të ulen pranë trupit të pajetë për orë të tëra në fluturimin e Qatar Airways

Australia
Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Azia
Terr total, afro 19 milionë banorë të Kilit mbesin pa energji elektrike

Terr total, afro 19 milionë banorë të Kilit mbesin pa energji elektrike

Amerika Latine
Kalo në kategori