Në bazë të projektligjit parashihet që kompensimi të mos zgjasë më shumë se një vit pas përfundimit të mandatit të funksionarit publik, për sa kohë që niveli i pagës të jetë 70% e pagës bazë të fundit.
Enver Hasani ka kohë që nuk është kryetar i Gjykatës Kushtetuese, por ende vazhdon t’i gëzoj benificionet që ia siguron shteti. Pos pagës, ai ka zyrë, asistent, shofer e veturë.
Hasani, megjithatë nuk është i vetmi që gëzon të tilla privilegje nga shteti.
Për të dhe për kategorinë tjetër të funksionarëve publik, mund të mos jetë me interes të miratohet Ligji për pagat.
Kjo për faktin se me projektligjin që e ka bërë gati Qeveria, parashihet t’i jepet fund kompensimit të përjetshëm të tyre.
Në bazë të projektligjit, një kopje të të cilit e disponon Aktivpress, parashihet që kompensimi të mos zgjasë më shumë se një vit pas përfundimit të mandatit të funksionarit publik, për sa kohë që niveli i pagës të jetë 70% e pagës bazë të fundit.
Funksionarët publik të cilët përfitojnë nga kjo e drejtë janë: Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryeprokurori i Shtetit, Kryetari i Gjykatës Supreme, Zëvendëskryeministri, Ministri, Drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Zëvendësministri, Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetari i Komunës. Presidenti nuk hynë në këtë mes, pasi forma e kompensimit të tij është e rregulluar me ligj të veçantë.
Me Projektligjin për paga është e përcaktuar që e drejta në kompensim të pagës të zbatohet vetëm nëse funksionari publik ka ushtruar së paku gjysmën e mandatit të tyre të rregullt. Nëse funksionari publik brenda një viti punësohet ose merr ndonjë të ardhur tjetër, nga Buxheti ose nga ndonjë burim tjetër, nuk ka të drejtë të përfitoj kompensimin.
Ky kufizim që u është bërë funksionarëve publik mund të rrezikoj miratimin e projektligjit nga ana e deputetëve, për shkak të ndikimit që mund ta ushtrojnë mbi ta, shefat e shtyllave kryesore të shtetit./Aktivpress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Specialja merr vendim për lirimin me kusht të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit

Nga fillimi i muajit shkurt janë gjobitur 18.132 persona për shkelje të rregullave në komunikacion në Maqedoni

Ankohet personeli i Gjinekologjisë në Çair: Po na rrezikohet integriteti profesional, moral dhe etik i punës sonë

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës