Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi ka bërë të ditur se stafi i UBT-së ka dizajnuar një sistem të integruar për të ndihmuar studentët dhe stafin që të jenë aktivë, të veprojnë edhe në kohë krize dhe të qëndrojnë së bashku përmes teknologjisë së internetit, online dhe në mënyrë virtuale, nga secili vend dhe në secilën kohë.
Ai tha se edukimi asnjëherë nuk ndalet, edhe në kohët më të vështira, edhe në kohë luftërash e edhe në këtë kohë.
Lexoni të plotë deklaratën e Hajrziti:
“Të nderuar studentë, staf dhe miq të UBT-së,
Po ua shkruaj këtë mesazh nga banesa ime, duke respektuar rregullat dhe duke bërë pjesën time në shoqëri për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit që është shfaqur këto kohë.
Siç e dini, për shkak të pandemisë botërore të shkaktuar nga Coronavirusi (COVID – 19) dhe me qëllim të masave parandaluese që të zvogëlojmë mundësinë e përhapjes së virusit në vendin tonë, me anë të reduktimit të kontakteve të shpeshta dhe të afërta me sipërfaqet e njerëzit e infektuar, jemi të detyruar të qëndrojmë jashtë amfiteatrove, laboratorëve, klinikave, studiove dhe ta reduktojmë prezencën në zyrat tona.
Natyrisht se prioriteti ynë kryesor është që studentët e stafi ynë të jenë të shëndoshë e ta përballojnë sa më lehtë këtë situatë. Mirëpo, të jemi vitalë nënkupton edhe të jemi aktivë, të mos pasivizohemi dhe të mos e humbim kohën e çmuar të jetës duke pritur.
Ne e dimë se edukimi asnjëherë nuk ndalet, se ‘universities never sleep’, edhe në kohët më të vështira, edhe në kohë luftërash e edhe në këtë kohë. Çdo pasivitet në edukim është humbja më e madhe që i shkaktohet një individi dhe një kombi.
Për këtë qëllim, stafi i UBT-së ka dizajnuar një sistem të integruar për të ndihmuar studentët dhe stafin që të jenë aktivë, të veprojnë edhe në kohë krize dhe të qëndrojnë së bashku përmes teknologjisë së internetit, online dhe në mënyrë virtuale, nga secili vend dhe në secilën kohë. Stafi i UBT-së po punon gjatë gjithë kohës që kjo platformë të jetë sa më e lehtë dhe më e mirë për përdorim nga JU.
Platforma e integruar online në UBT do të mundësoje që:
Të eliminojmë kontaktet direke fizike të stafit dhe studentëve, me çka kontribuohet në zvogëlimin e riskut për bartjen e virusit;
Të ndihmojmë studentët që të arsimohen, duke mos humbur asnjë ditë nga jeta e tyre e çmuar dhe që t’u njihet e drejta e tyre për edukim dhe informim;
Të ndihmojmë stafin të zhvillojnë planet dhe punët e veta dhe të Institucionit, përmes video-konferencave dhe telekomunikimit, pa pasur nevojë të jenë në kontakt fizik me njëri-tjetrin;
Të ndihmojmë qytetarët e Kosovës me informacione të sakta dhe të nevojshme për një menaxhim sa më të lehtë dhe të suksesshëm të krizës;
Të ndihmojmë njëri-tjetrin në çfarëdo forme dhe për çkado që kemi nevojë. Kur ne jemi të lidhur në internet, së bashku mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin.
UBT është e gatshme të vendosë platformat e veta në përdorim edhe për studentët e stafin e Universiteteve të tjera, por edhe për shkollat tona fillore dhe të mesme, nëse Qeveria e Kosovës e sheh këtë të udhës, sepse të gjithë duhet të kenë qasje në teknologjitë edukative ndihmëse dhe të gjithë kanë të drejtë për edukim të vazhdueshëm edhe në situata të tilla.
Ju lus të bashkëpunojmë, duke shprehur ide dhe mënyra se si mund të ndihmojmë dhe të veprojmë optimalisht në këto rrethana.
Të qëndrojmë së bashku!
Ta përdorim teknologjinë për të mirën tonë!
Ju lus të keni kujdes për shëndetin tuaj dhe të të afërmve tuaj”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Kurti pas takimit me Lajçakun dhe Escobarin: Të ndalohen menjëherë sulmet e grupeve kriminale në veri

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Kurti merr pjesë në ceremoninë e LGBTI "T’du qashtu qysh je": Liria për të dashuruar është e drejtë universale

Haradinaj: Sonte me u shkarku Kurti, shpëton Kosova nga pasojat tjera

Analizohen anët pozitive dhe negative nga shtimi i trupave të KFOR-it në Kosovë

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Alexander Chapman

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas
Më të lexuarat

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus - ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen