Mbi 20 gazetarë nga Gjermania, Ballkani Perëndimor dhe vendet anëtare të BE-së, në kuadër të projektit “Balkan Booster”, kanë marrë pjesë në debatin e organizuar nga Fakulteti i Medias dhe Komunikimit në UBT dhe Radio Deutsche Welle, me temë diskutimi: “Degradimi i mjedisit dhe qasja e medias ndaj mjedisit”.
“Projekti mblodhi bashkë gazetarë vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët gjatë këtij debati folën gjerësisht për raportimet e mediave për ndotjen e ajrit e ujit, riciklimin e mbeturinave, ndërtimin e hidrocentraleve, përdorimin e burimeve natyrore dhe çështje që kanë të bëjnë me mjedisin në vendet rajonale.
Pjesë e këtij debati ishte edhe drejtoresha e Departamentit të Programeve për Evropë në Deutsche Welle, Adelheid Feilcke, e cila theksoi se gazetarët duhet të tërheqin vëmendje përmes raportimeve mediale, për problemet mjedisore, por edhe të tregojnë zgjidhje të mundshme”, thuhet në njoftimin për media.
Ajo falënderoi UBT-në që mundësoi dhe mbështeti organizimin e debatit, teksa shtoi se gjeneratat e ardhshme të gazetarëve duhet të motivohen për të raportuar për problemet mjedisore.
“Kemi bashkëpunim me UBT-në, dhe jemi mirënjohës që na mundësuan ardhjen në Kosovë. Këtu kemi kolegë nga Ballkani dhe shtete tjera, por e mira e këtij projekti është se gazetarët do të prezantojmë përvojat lidhur me raportimet për problemet mjedisore”, tha ajo.
Dekani i Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Ferid Selimi, theksoi se fakulteti që ai drejton, është një nga departamentet më të kompletuara për studim, ku u ofron gazetarëve të rinj njohuri dhe përgatitje profesionale për raportim edhe në fushën e mjedisit.
Dekani Selimi tha se Deutsche Welle është medium për t’u marrë shembull, pasi, siç tha ai, ishte dritare e informimit dhe raportimit për çështjet që ndodhnin në Kosovë.
“Deutsche Welle është mediumi më i respektuar në Kosovë, sepse ka dhënë provimin për raportim objektiv mbi ngjarjet që karakterizuan vendin dhe në përgjithësi shqiptarët. Besoj që edhe ky debat, do të kontribuojë pa dyshim në raportim të saktë edhe për çështjet mjedisore”, vlerësoi Selimi.
Profesori në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT, Safet Zejnullahu, tha se organizimi i debatit është frymëzues për gazetarët e rinj.
Profesori Zejnullahu theksoi se duhet sensibilizim për ndotjen dhe degradimin e mjedisit.
“Mjedisi nuk mbrohet vetëm me ligj dhe me aksione të ndryshme e vullnetare, por duhet të ketë edhe vetëdijesim të popullatës”, tha ai.
Në kuadër të këtij debati u prezantuan rezultatet e nxjerra nga hulumtimi i profesorit në UBT, Dr.Afrim Syla, më temë: “Degradimi i Mjedisit në Kosovë”, dhe nga hulumtimi i asistentëve, Ejup Gojnovci dhe Anisa Rada, më temë: “Trajtimi i mjedisit nga mediat në Kosovë”.
Profesori Syla, përmes një hulumtimi shterues, paraqiti gjendjen e mjedisit në Kosovë, që është në nivelin për të cilin duhet të shqetësohen të gjithë, edhe institucionet edhe qytetarët.
Ai identifikoi të gjitha burimet kryesore të degradimit të mjedisit, në të gjitha rajonet e Kosovës, si dhe shpjegoi në terma profesionalë dëmet dhe rreziqet tepër të mëdha që paraqiten tash, por që do të jenë edhe më të mëdha, nëse degradimi i mjedisit vazhdon.
Ndërsa profesori Gojnovci, pas një analize shteruese bërë raportimit të medieve në Kosovë për çështje mjedisore, konstatoi se numri i artikujve që trajtojnë tema rreth degradimit të mjedisit, për fat të keq, është ende i vogël dhe jo në nivelin e duhur që kjo temë kërkon.
Pas debatit, drejtoresha e Departamentit të Programeve për Evropë në Deutsche Welle, Adelheid Feilcke, së bashku me gazetarët ndërkombëtarë, vizituan Kampusin Inovativ të UBT-së në Lipjan dhe laboratorët që institucioni i posedon për media të shkruara dhe audiovizuele. Ata panë nga afër edhe Bibliotekën e UBT-së, që është e pasuruar me 250 mijë libra dhe mbi 52 mijë tituj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Koci: Hetuesi policor është rikthyer në detyrë, nuk ka marr pjesë një asnjë tubim elektoral
U qëllua me armë nga i dashuri i gruas, detaje nga plagosja: Në kërkim 26-vjeçari
Ilire Dauti: Nuk do të pranoj që një pjesë e popullsisë të mos trajtohet në mënyrë të barabartë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025