LAJMI I FUNDIT:

UBS Bank ofron 1 miliard euro për të blerë rivalin e saj Credit Suisse

UBS Bank ofron 1 miliard euro për të blerë rivalin e saj Credit Suisse

Gjiganti bankar zviceran UBS ka ofruar 1 miliard euro të blinte rivalin e saj Credit Suisse.

Sipas FT-së, përcjell Telegrafi, marrëveshja, për të cilën und të nënshkruhet që në mbrëmjen e së dielës, e vlerëson Credit Suisse me rreth 7 miliardë dollarë më pak se vlera e saj e tregut.

UBS kishte ofruar çmimin prej 0.25 frangash zvicerane [0.25 euro] për një aksion. Aksionet e Credit Suisse arritën me 1.86 franga zvicerane.


Credit Suisse thuhet se po e refuzon ofertën, megjithatë, duke argumentuar se ajo është vlerë është shumë e ulët dhe do të dëmtonte aksionerët dhe punëtorët.

Oferta e UBS-it vjen pasi aksionet e Credit Suisse shënuan vlerë më të ulët që nga fillimi i pandemisë COVID-19, pavarësisht një njoftimi se do të kishte qasje në një kredi deri në 50 miliardë franga zvicerane [mbi 50 miliardë euro] nga Banka Qendrore e Zvicrës.

Banka zvicerane UBS besohet të jetë në bisedime për të blerë rivalen Credit Suisse
Lexo po ashtu Banka zvicerane UBS besohet të jetë në bisedime për të blerë rivalen Credit Suisse

Shkalla dhe ndikimi i mundshëm i Credit Suisse në ekonominë botërore është shumë më i madh se sa bankat amerikane. Bilanci i bankës zvicerane është rreth dyfishi i madhësisë së Lehman Brothers kur kishte falimentuar, në rreth 530 miliardë franga zvicerane [534 miliardë euro] në fund të vitit 2022.

Banka Credit Suisse humbi rreth 38 për qind të depozitave të saj në tremujorin e katërt të 2022. Ajo raportoi një humbje neto të plotë prej 7.3 miliardë frangash zvicerane [7.35 miliardë euro] për vitin 2022. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Ekonomi
Kalo në kategori