LAJMI I FUNDIT:

U vendos në listën e sanksioneve amerikane, Qeveria e Kosovës do t’ia ndërpres kontratën kompanisë RAD

U vendos në listën e sanksioneve amerikane, Qeveria e Kosovës do t’ia ndërpres kontratën kompanisë RAD

Qeveria e Kosovës sot pritet të ndërpresë kontratën e kompanisë RAD në pronësi të Radule Steviq, i cili është në listën e të sanksionuarve nga SHBA-ja.

Nga Qeveria kanë konfirmuar për Telegrafin se sot do të nënshkruhet amandamentimi i kontratës për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit që e ka kjo kompani.

SHBA me sanksione ndaj grupit të Zvonko Veselinoviqit për krim të organizuar në veri të Kosovës
Lexo po ashtu SHBA me sanksione ndaj grupit të Zvonko Veselinoviqit për krim të organizuar në veri të Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur sanksione ndaj një grupi të krimit të organizuar që vepron në veri të Kosovës, në krye të së cilit është Zvonko Veselinoviq.


Në listën e të sanksionuarve është edhe Radule Steviq.

Sanksionet amerikane kundër krimit të organizuar – cilat janë 11 bizneset e grupit kriminal të Zvonko Veselinoviqit që operojnë në Kosovë
Lexo po ashtu Sanksionet amerikane kundër krimit të organizuar – cilat janë 11 bizneset e grupit kriminal të Zvonko Veselinoviqit që operojnë në Kosovë

Sipas njoftimit të Zyrës së Kontrollit për Pasuritë e Huaja të Departamentit të Thesarit, përveç Veselinoviq janë edhe i vëllai Zharko Veselinoviq, pastaj Zhelko Bojiq, Milan Mihajloviq, Sinisha Nedeljkoviq, Radovan Radiq, Milan Radisavleviq, Milojko Radisavleviq, Milan Radojçiq, Marko Rosiq, Radule Steviq, Milivoje Vuloviq.

Ky grup, sipas Departamentit të Thesarit i ka të regjistruara 11 biznese në Kosovë, 10 në Serbi, nga një në Kroaci dhe Bullgari.

Në pronësi të Radule Steviq janë dy kompani. P. T. P. Rad si aktivitet primar ka ndërtimin e objekteve banesore dhe jobanesore, e themeluar në vitin 2013 në Zveçan. Ndërsa, biznesi Rad D. O. O. ka të njëjtin aktivitet dhe adresë si kompania e parë, por që është themeluar në vitin 2018. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
Kalo në kategori