LAJMI I FUNDIT:

Iu dha lamtumira e fundit punëtores së Telegrafit, Qendresa Rashiti-Hulaj

Iu dha lamtumira e fundit punëtores së Telegrafit, Qendresa Rashiti-Hulaj

Në praninë e shumë qytetarëve, sot në varrezat e fshatit Prejlep të Deçanit u varros punëtorja e Telegrafit, Qendresa Rashiti-Hulaj, e cila papritmas ndërroi jetë të shtunën.

Në ceremoninë e varrimit, përveç familjarëve, miqve dhe kolegëve nga Telegrafi, morën pjesë edhe qytetarë të shumtë, të cilët me dhembje e lot i dhanë lamtumirën e fundit Qendresës.

Qendresa Rashiti-Hulaj ndërroi jetë në moshën 29 vjeçare, pas një sulmi në zemër. Ajo ishte e martuar dhe nënë e një vajze.


Gjatë punës në Telegraf, Qendresa u çmua si punëtore e shkëlqyeshme dhe kolege shembullore.

Kolegët gjithmonë do ta kujtojnë Qendresën, punëtoren e zellshme, e cila shquhej me urtësinë, korrektësinë dhe sinqeritetin e saj.

Ngushëllimet më të sinqerta familjeve Rashiti dhe Hulaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori