Neymar është shndërruar në një ikonë të gjigantit francez Paris Saint Germain, pasi do të filloj sezonin e shtatë në Parc de Princes.

Por gjiganti francez e ndjeu jashtëzakonisht shumë mungesën e brazilianit sezonin e kaluar.


Neymar u lëndua më 19 shkurt ndaj Lille dhe që ajo kohë kanë kaluar pesë muaj kur ai nuk ka luajtur futboll.

Braziliani është rikthyer në fushë duke e nisur ndeshjen miqësore ndaj koreanëve të Jeonbuk nga minuta e parë dhe ka dhuruar një shfaqje spektakolare.

31-vjeçari ka bërë njërën nga ndeshjet e tij më të mira në karrierë, duke realizuar dy gola spektakolar dhe duke asistuar në një tjetër.

Sigurisht që forma e mirë dhe shkëlqimi në këtë ndeshje i Neymar e ka gëzuar tej mase edhe trajneri Luis Enrique që pas largimit të Messit dhe dyshimit nëse Mbappe do të qëndrojë do të llogaritë në shërbimet e brazilianit. /Telegrafi/

telegrafi sport app