Në fshatin Llapashticë e Poshtme, sot solemnisht është përuruar objekti i ri i SH.F.M.U. “Dituria”.
Në ceremoninë e organizuar me rastin e përurimit të shkollës së re në fshatin Llapashticë e Poshtme, ishin të pranishëm Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe zyrtarë të tjerë komunalë, qytetarë, prindër e veteranë të arsimit.
Kryetari Veliu, në fjalën e tij para të pranishmëve në këtë solemnitet, tha se nuk ka dhuratë më të mirë për nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës “Dituria” për festat e fundvitit, sesa objekti i ri shkollor.
“Me ndërtimin e këtij objekti modern shkollor nga buxheti i Komunës, për nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle kemi krijuar kushte optimale për mësimdhënie dhe mësimnxënie. Në kuadër të investimeve për kompletimin e infrastrukturës shkollore në komunën tonë, shkolla e re Llapashticë nuk është e vetmja që ndërtuam dhe po ndërtojmë sivjet”, tha Veliu.
Më tej kryetari Veliu tha se investimi në arsim, është investim në të ardhmen tonë, në zhvillimin ekonomik dhe të gjithmbarshëm të vendit.
“Do të vazhdojmë me pajisjen e shkollave me kabinete e mjete moderne për ngritjen e cilësisë në arsim. Rreth 18 mijë nxënësit në komunën tonë i kemi të përfshirë në arsimin parashkollor, fillor të mesëm të ulet dhe të mesëm të lartë. E, prioritet yni mbetet angazhimi dhe përkushtimi pandërprerë në ngritjen dhe avancimin e cilësisë me mësim”, tha Veliu.
Më tej kryetari Veliu përmendi edhe investimet e tjera që janë duke u bërë dhe janë planifikuar të bëhen në sektorin e arsimit në Komunën e Podujevës.
Edhe drejtori i SHFMU “Dituria”, Ahmet Kamerolli, foli për rezultatet e kësaj shkolle dhe shprehu mirënjohje për ndërtimin e objektit të ri. Në ceremoninë e përurimit nxënësit e shkollës shfaqën një program artistik.
Projekti i ndërtimit të shkollës “Dituria” është financuar nga buxheti i Komunës së Podujevës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë