LAJMI I FUNDIT:

U nisën për të parë një lojë bejsbolli, për pak e pësuan keq – një nga të mbijetuarit e aeroplanit të rrëzuar në Teksas të martën rrëfen ngjarjen

U nisën për të parë një lojë bejsbolli, për pak e pësuan keq – një nga të mbijetuarit e aeroplanit të rrëzuar në Teksas të martën rrëfen ngjarjen

Të mbijetuarit – pasagjerët dhe bordi – të aeroplanit në Teksas të martën ishin duke shkuar për të parë një lojë bejsbolli në Boston dhe treguan se ishin ndjerë të tronditur pas rrëzimit.

“Kur më në fund u ndal, të gjithë filluan të thoshin: Dilni! Dilni! Dilni!”, ka thënë pasagjerja Cheryl McCaskill, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, të 21 personat në bordin e aeroplanit u evakuuan të sigurt dhe u larguan nga aeroporti të martën në mëngjes për të brohoritur në Astros kur u përballën me Boston Red Sox në ndeshjen 4 të Serisë së Kampionatit të Ligës Amerikane, raportoi Fox 26.


Aeroplani me pasagjerë del jashtë pistës së aeroportit të Hjustonit, pastaj përfshihet nga flakët – për fat të mirë nuk ka viktima
Lexo po ashtu Aeroplani me pasagjerë del jashtë pistës së aeroportit të Hjustonit, pastaj përfshihet nga flakët – për fat të mirë nuk ka viktima

Shumë nga pasagjerët madje u larguan nga Aeroporti i Houston të veshur me fanellat e tyre Astros ndërsa avioni pas tyre ishte ende i përfshirë nga flakët, raportoi Fox 26.

McCaskill e përshkroi ngjarjen pasi ajo vrapoi nga avioni që digjej me fanellën e saj Astros.

“Kam humbur këpucët”, shtoi ajo.

FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit po hetojnë se çfarë e shkaktoi rrëzimin, me Divizionin e Menaxhimit të Emergjencave të Teksasit gjithashtu duke ndihmuar agjencitë federale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë

"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Piloti që uli me sukses një aeroplan në lumin Hudson, flet për aksidentin tragjik në Uashington

Piloti që uli me sukses një aeroplan në lumin Hudson, flet për aksidentin tragjik në Uashington

Amerika
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Kalo në kategori