LAJMI I FUNDIT:

“U largova nga Real Madridi dhe përfundova në Rusi duke pirë vodka në autobusin e ekipit” – historia e Royston Drenthe është rrëqethëse

“U largova nga Real Madridi dhe përfundova në Rusi duke pirë vodka në autobusin e ekipit” – historia e Royston Drenthe është rrëqethëse

Royston Drenthe kujton se kishte pirë vodka në autobusin e ekipit ndërsa luante në Rusi.

Ish-ylli i Real Madridit festoi me Gutin dhe Wesley Sneijder gjatë kohës së tij në Spanjë, por shpejt e pa karrierën e tij në drejtim të kundërt.

Lojtari 35-vjeçar ndihmoi Los Blancos të fitonte titullin e La Liga në vitin 2008, por pas huazimeve te Hercules dhe Everton e gjeti veten të tepërt në skuadër. Pas skadimit të kontratës së tij në Madrid në vitin 2012, holandezi nënshkroi për skuadrën e sapo promovuar ruse Alania Vladikavkaz.


Royston Drenthe luajti me lojtarë si Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo te Real Madrid

Ndërsa lëvizja ishte e mirë financiarisht, Drenthe shpejt u zhgënjye me jetën në Rusi. I ndodhur afër kufirit me Gjeorgjinë, Vladikavkazit i mungonin ato lehtësira që kërkonte Drenthe.

Në një intervistë të vitit 2020 me mediumin holandez RTV, ai tha: “Vladikavkaz nuk ishte vendi ideal”.

“Është një qytet totalisht i shkatërruar. Nuk mund të bësh asgjë argëtuese, pavarësisht se kishe shumë para”.

Ai vazhdoi duke thënë se e ndjente se gjashtë muajt e tij atje ishin “për t’u harruar”.

Çfarë ndodhi me Royston Drenthen - me atë që pritej shumë te Real Madridi?
Lexo po ashtu Çfarë ndodhi me Royston Drenthen - me atë që pritej shumë te Real Madridi?

Një gjë që kujtonte është se kishte pirë shumë vodka.

“Vodka… Ne e pinim shumë shpesh, ishte një nga shtyllat kryesore. Në atë perspektivë, nuk ishte e vështirë të mësoheshe. Gjithashtu, ne kishim vodka në autobusin e ekipit. Në Rusi është kështu”, potencoi ai.

Ish-shoku i skuadrës së Drenthe, Cicinho, zbuloi se ai pinte dhjetë birra në ditë në Real Madrid dhe madje shkonte në stërvitje i dehur. Drenthe luajti vetëm gjashtë ndeshje për Alania, duke shënuar tre gola, përpara se të kthehej në Angli me Reading.

Drenthe vazhdoi të luajë për Reading

Reprezentuesi holandez me një ndeshje, tani i Real Murcia, ka kujtime të bukura nga netët me ish shokët e tij madrilen.

“Kam kaluar shumë netë të bukura me Gutin. Ne shpesh shoqëroheshim me Wesley Sneijder, Robinho dhe Gonzalo Higuain. Wesley dhe unë ishim shumë të afërt dhe mund të kalonim vijën e kuqe herë pas here. Dhe kishte raste kur Higuain na bashkohej”, ka zbuluar më tej ai.

Drenthe u shpall i falimentuar dy vjet më parë pasi humbi pasurinë e tij prej katër milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori