LAJMI I FUNDIT:

U futën në tualet pa leje në sallonin e amerikanes, agjentët e Shërbimit Sekret i kërkojnë falje pronares

U futën në tualet pa leje në sallonin e amerikanes, agjentët e Shërbimit Sekret i kërkojnë falje pronares

Agjentët e Shërbimit Sekret amerikane i kanë kërkuar falje pronari të një salloni në Massachusetts, pasi ishin futur në lokalin e tij pa leje duke përdorur tualetin derisa ishin atje për të ofruar sigurinë gjatë një eventi ku po merrte pjesë Kamala Harris.

Alicia Powers nga Berkshires tha se dikush thyer drynin e dyqanit të saj dhe kishte përdorur tualetin – duke mbuluar kamerat që ishin të vendosura jashtë, transmeton Telegrafi.

Personat që përdorën tualetin kishin uniforma të ekipeve emergjente – të veshur me rroba të forcave të rendit si dhe disa me veshje solemne të ngjashme me ato të pjesëtarëve të Shërbimit Sekret që bënin roje në derë, pretendon Powers.


Zëdhënësi i Shërbimit Sekret këmbëngulte se agjentët nuk do të futeshin ashtu në pronën e dikujt – por nuk mohoi mundësinë që oficeri mbuloi kamerën me shirit.

“Shërbimi Sekret ka komunikuar me pronaren e prekur nga kjo ngjarje. Kemi ruajtur marrëdhëniet në nivelin më të lartë dhe personeli jonë nuk do të futej apo të drejtonte dikë nga partnerët tanë që të futet, pa marrë lejen e pronarit të lokalit”, tha zëdhënësja e Shërbimit Sekret, Melissa KcKenzie.

Powers tha se kreu i Shërbimit Sekret në Boston, i ka telefonuar për t’i kërkuar falje, shkruan Business Insider.

“Ai më tha se gjithçka që është bërë ka qenë e gabuar. Ata nuk është dashur të mbulojnë me shirit kamera pa leje. Ata nuk është dashur të futen në objekt pa leje”, tha ndër tjera Poeers. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si inkursioni i Ukrainës e poshtëroi shtetin dhe liderin rus

Si inkursioni i Ukrainës e poshtëroi shtetin dhe liderin rus

Evropa
Zelensky: Fatkeqësia e Kurskut ishte fillimi i pushtetit të Putinit dhe tani fundi i tij

Zelensky: Fatkeqësia e Kurskut ishte fillimi i pushtetit të Putinit dhe tani fundi i tij

Evropa
Gjenerali i pensionuar australian tregon tre opsionet me të cilat përballet Ukraina në operacionin e saj në Kursk

Gjenerali i pensionuar australian tregon tre opsionet me të cilat përballet Ukraina në operacionin e saj në Kursk

Evropa
Shtëpia e Bardhë: Shtetet e Bashkuara në gjendje gatishmërie në rast të sulmeve iraniane në Lindjen e Mesme

Shtëpia e Bardhë: Shtetet e Bashkuara në gjendje gatishmërie në rast të sulmeve iraniane në Lindjen e Mesme

Amerika
Komandanti gjerman paralajmëron: Gjermania duhet të jetë gati për luftë me Rusinë për pesë vjet

Komandanti gjerman paralajmëron: Gjermania duhet të jetë gati për luftë me Rusinë për pesë vjet

Evropa
Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe me deklaratë të përbashkët mbi situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme

Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe me deklaratë të përbashkët mbi situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme

Botë
Kalo në kategori