LAJMI I FUNDIT:

A u besojnë qytetarët politikanëve në Maqedoni? (Video)

A u besojnë qytetarët politikanëve në Maqedoni? (Video)

Edhe në këto zgjedhje lokale përveç retorikës së fajësimeve të ndërsjella mes kandidatëve, mbizotërojnë edhe premtimet se në vetëqeverisjen lokale do të bëhet gjithçka mirë. Fjalime sentimentale, afërsi e veçantë me vendasit  gjatë fushatës parazgjedhore, mirëkuptim për ata të cilët gjenden në vështirësi. Por a u besojnë qytetarët politikanëve? A i ndjekin me kujdes fjalimet e tyre dhe a e dinë se çfarë kanë premtuar a çka kanë realizuar.

“Disi gënjehen, nuk u besoj. Ne duam që gjithçka të jetë si më herët, të ketë besim. Ja kanë plotësuar, shohim që është bukur, është mirë”.


“Për shkak se gënjejnë, nuk u besoj. Premtojnë shumë gjëra  por nuk i plotësojnë. Më së shumti bëjnë për xhepin e tyre por asgjë për qytetarët, ose bëjnë diçka vetëm sa me sa për sy e faqe”, anketë me qytetarët.

Sektori joqeveritar, ka përpiluar broshura e cila ka për qëllim t′i paralajmërojë qytetarët të mos besojnë në gjithçka që dëgjojnë në tubimet e fushatave parazgjedhore. Në broshurë janë të radhitura truqet të cilat i shfrytëzojnë politikanët për manipulim të qytetarëve dhe fitimin e besimit të tyre, thotë Aleksandër Cvetkovski nga AGTIS.

“Truqet janë më të njohura për qytetarët, tash më qytetarët nuk janë në nivel të njëjtë si më herët dhe në nivelin që mendojnë politikanët. Me ngritjen e nivelit të vetëdijesimit të qytetarëve, politikanët duhet të gjejnë truqe të reja. E dini, ata janë politikanë dhe vazhdimisht do të kërkojnë truqe të reja, por ne çdoherë mund të shtypim broshura të reja”, u shpreh Aleksandar Cvetkovski, OJQ “AGTIS”.

“Kjo organizatë joqeveritare, i këshillon qytetarët të mos u besojnë politikanëve dhe  fjalimeve të tyre në tubimet politike. Sipas tyre pjesa më e madhe e premtimeve pas zgjedhjeve nuk plotësohen dhe mbeten vetëm gënjeshtrat”.

Aktivistët e OJQ “AGTIS” patën edhe një performancë me përmbajtje në lidhje me premtimet parazgjedhore, diçka të ngjashme me frazën “operacioni i suksesshëm, pacienti i vdekur”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori