Ish-ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha i është përgjigjur akuzave të zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu i cili tha se me dijeninë e Hoxhës janë kompensuar jashtëligjshëm për pesë vite radhazi ekspertët e mjekësisë ligjore për punën jashtë orarit dhe pjesëmarrjen në seanca gjyqësore.
Hoxha ka deklaruar për Telegrafin se në fillim të vitit 2017 kishte iniciuar rishikimin funksional të sektorit të sundimit të ligjit, por siç tha ajo, “me gjithë vullnetin e madh dhe dëshirën për të përmirësuar kornizën ligjore shpërbërja e kuvendit dhe koha e shkurtër na ka pamundësuar që t’i bëjmë këto ndryshime”.
“Ligji ka hyrë në fuqi në prill 2016, ndërsa unë jam emëruar në MD në korrik 2016, ku menjëherë kemi filluar me hartimin e ligjeve dhe akteve nënligjore të cilat kanë qenë në agjendën legjislative. Deri në shpërbërjen e kuvendit që ka qenë rreth 9 muaj kemi dërguar në Kuvend 8 ligje duke përfshirë edhe Kodin Penal dhe ligje të tjera të rëndësishme”, u shpreh Hoxha.
Ajo tutje theksoi se, “sa i përket rastit në fjalë ka qenë pjesë e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit, të cilin rishikim e kam iniciuar unë qysh në fillim tëe vitit 2017, dhe pastaj ministrat tjerë kanë vazhduar këtë nismë”.
“Kanë qenë edhe tre ministra pas meje duke përfshirë ministren aktuale dhe të gjithë ata paskan pasur mosveprim pra”, u shpreh Hoxha.
Ajo tutje theksoi se shpreson që ministrat që “kanë ardhur pas meje kanë arritur t’i përmirësojnë këto zbrazëtira ligjore të cilat janë evidentuar dhe po vazhdojnë të evidentohen”.
“Pra kanë qenë edhe tre ministra pas meje duke përfshirë Ministren aktuale, dhe të gjithë ata paskan pasur mosveprim atëherë, mirëpo vetëm emrin tim e paskan përmendur”, tha ajo.
Ndryshe, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu gjatë konferencës për medie ka thënë se ekspertët mjeko-ligjor janë kompensuar për punën shtesë, punën jashtë orarit dhe pjesëmarrjen e mjekëve ligjor në seanca gjyqësore në mënyrë të jashtëligjshme.
Sallahu tha se ata janë kompensuar në bazë të udhëzimit administrativ, i cili është bërë në bazë të ligjit që nuk është në fuqi që nga viti 2016.
Ai shtoi se, pavarësisht që i është tërhequr vërejtja nga Këshilli Prokurorial, ish-ministrja Dhurata Hoxha e ka injoruar letrën e tyre dhe nuk ka marrë asnjë hap për mbrojtjen e parasë publike.
“Për shkak të këtij mos-veprimi, ekspertët mjeko-ligjor janë kompensuar jashtëligjshëm në vlerë afër 1 milionë euro për gjatë 5 viteve të fundit, [përmes një udhëzimi administrativ të bazuar në ligjin e vitit 2021, i cili nga viti 2016 nuk është më në fuqi”, theksoi tutje Sallahu.
Zëvendësministri i Drejtësisë, tha po ashtu se ka pasur raste te favorizimeve, ku disa ekspertë të mjekësisë ligjore janë thirrur më shpesh në seanca dhe kanë përfituar më shumë mjete financiare se disa të tjerë.
“Kemi hartuar draftin e ri të vendimit në bazë të ligjit të ri në fuqi për metodën e llogaritjes së tarifave për shërbimet e mjekësisë ligjore, kompensimin e punës jashtë orarit të punës dhe pjesëmarrjes në seanca të ekspertëve të mjekësisë ligjore”, njoftoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren – kapet nga kamerat e sigurisë

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Osmani: Nuk mund të ketë zgjedhje lokale pa parlamentare, do të krijohet krizë e thellë politike

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës