LAJMI I FUNDIT:

Tyson Fury zbulon se pse e dinte që Anthony Joshua do të humbte kundër Andy Ruizit

Tyson Fury zbulon se pse e dinte që Anthony Joshua do të humbte kundër Andy Ruizit

Tyson Fury thotë se e dinte se Anthony Joshua do të humbiste kundër Andy Ruizit.

Boksieri britanik pohoi se tashmë ish-kampioni i botës ishte e qartë se do të pësonte humbje kundër meksikanit pasi që shihej se vazhdimisht ishte konfuz dhe po djersitej.

“Të jemi të sinqertë, ne e shihnim se AJ se do të humb në Las Vegas. E pashë Joshuan duke shkuar në kënd tejet të djersitur, gjersa Ruiz ishte plotësisht i thatë”, tha ai.


Anthony Joshua dhe Andy Ruiz (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Ai dukej sikur nuk donte të ishte atje. Unë nuk e di se çfarë kishte në mendjen e tij, por unë i thash që të dorëzonte ballafaqimin. Gjuha e trupit tregonte se nuk po ngrohej siç duhet dhe nuk donte të ishte atje”, pohoi Fury.

Pavarësisht se Joshua nuk donte të ishte në ring, Fury vlerësoi performancën e Ruizit dhe pohoi se muskujt nuk iu sjellin fitoren.

Renditja e re e boksit: Ruiz bënë ngritje të madhe, Joshua pëson rënie
Lexo po ashtu Renditja e re e boksit: Ruiz bënë ngritje të madhe, Joshua pëson rënie

“Mendova se Ruiz bëri pikërisht atë që duhej të bënte dhe ishte më i mirë në ring”, tha ai duke shtuar se “Kjo nuk është një garë për ndërtimin e trupit apo kush është në formën më të mirë. Kjo ka të bëjë me madhësinë e mendjes dhe shpirtit të zemrës”.

Ndryshe, promotori i boksit, Eddie Hearn ka konfirmuar se dyshja do të ballafaqohen sërish, pasi që Ruiz ka pranuar rimeçin me Joshuan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori