Tym i dendur ende ngrihet nga rafineria e naftës Bapco në Bahrein këtë mëngjes.

Sipas autoriteteve atje, janë raportuar të lënduar dhe dëme të pësuara në zonën e Sitra pas një sulmi me dron iranian.


Bapco është rafineria kryesore e naftës në vend, transmeton Telegrafi.

E gjitha kjo vjen pasi presidenti i Iranit premtoi gjatë fundjavës se sulmet ndaj vendeve të Gjirit do të ndalen.

Por raportet për sulme në të gjithë rajonin vazhdojnë. /Telegrafi/