Twitch po vjen me risi në transmetim
Twitch po bëhet gjithnjë e më shumë si TikTok me kalimin e kohës.
Sipas raporteve të reja, Twitch do të ketë mundësinë e transmetimit vertikal të lojërave, ndërsa rezolucioni 2K do të lejojë shikimin, për shembull, të transmetimeve të lojës "League of Legends" në cilësi më të lartë.
Bëhet e ditur se transmetimi në modalitetin portret do ta bëjë më të lehtë shikimin e transmetimeve të lojërave në telefona, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Por për fat të mirë, Twitch po prezanton gjithashtu një modalitet të formatit të dyfishtë.
Krijuesit mund të transmetojnë njëkohësisht drejtpërdrejt vertikal dhe horizontal, ndërsa shikuesit kanë mundësinë të vendosin se çfarë funksionon më mirë për pajisjen e tyre.
Kompania do të fillojë testimin "në një numër të vogël kanalesh" këtë verë, me këto veçori që do të zgjerohen më vonë këtë vit. /Telegrafi/




























