LAJMI I FUNDIT:

Tushi i syve zbulon një sërë stilesh: nga minimalizmi tek abstraksioni

Tushi i syve zbulon një sërë stilesh: nga minimalizmi tek abstraksioni

Kanë ikur kohët kur tushi ishte vetëm i zi

Në kohët moderne lozim me ngjyrat dhe variantet e çmendura, e përveç linjave me të valëzuara, ka edhe variante të ndryshme me pika.


Frymëzimi vjen nga bota e pikturës, linjat janë të llojllojshme, të përkrahura me tone të bukura, transmeton Telegrafi.

Valët jeshile rrumbullakojnë syrin dhe nxjerrin në pah bebëzën e tij.

Për thjeshtësinë e cila është paksa më ndryshe zgjidhni pigmente dielli dhe ndonjë nuancë të errët.

Nuanca rozë duket mbresëlënëse, posaçërisht në variantin e stilit të maces, të stilit atraktiv.

Me laps të bardhë është e lehtë t’i vizatoni – krahët e engjëllit.

Vetëm një linjë mjafton për dukje kreative.

Ngjyra vjollcë na jep bukuri të ndryshme – nga livanda deri te vera e zezë.

Mund të jetë kreative edhe e zeza, e kombinuar me pika dhe linja.

Përse tushi duhet të jetë vetëm mbi sy – ky është një super stil për të shkuar në ndonjë ndejë.

E kaltra e fortë në kontrast të bukur me ngjyrë të artë dhe ngjyrë kajsie.

Stili pastel zbulon romantikën dhe feminitetin, aq më parë ngjyrën bezhë dhe tone pak rozë.

Ditët festive kërkojnë pika në tone të ndryshme. /Telegrafi/