LAJMI I FUNDIT:

Turqia rrit çmimin e gazit dhe energjisë elektrike

Turqia rrit çmimin e gazit dhe energjisë elektrike

Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve Reuters, Turqia ka rritur çmimet e gazit natyror me 14 për qind për përdorim industrial dhe me 9 për qind për banorët dhe rregullatori i energjisë lajmëroi gjithashtu një rritje të ngjashme në energjinë elektrike.

Valuta e Turqisë ka rënë me mbi 40 për qind kundër dollarit këtë vit, ndërkohë që investitorët janë shqetësuar për kontrollin e presidentit Erdogan në politikat monetare si dhe përkeqësimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell Telegrafi.


Rënia e lirës ka rritur kostot e ushqimit dhe karburantit si dhe ka shtuar shqetësimet mbi ndikimin në të gjithë ekonominë.

Analistët kanë paralajmëruar për paaftësinë e Bankës Qendrore për të përmbajtur inflacionin, që ka shënuar nivelin më të lartë në 14 vite prej 16 për qind në muajin korrik.

Muajin e kaluar, operatori rriti çmimin e gazit natyror të përdorur për prodhimin e energjisë elektrike me 50 për qind. Turqia varet nga importet për thuajse të gjithë nevojat për energji. Kriza e valutës ka shtuar kostot për naftën dhe gazin. /Telegrafi/