Më 29 mars, duke filluar nga ora 10:00, qendra e padelit Padel Zone Prishtina do të jetë mikpritëse e një prej eventeve më tërheqëse gjate muajit mars me turneun "EA7 Spring Padel Tournament".

Ky turne pritet të sjellë një atmosferë dinamike sportive dhe sociale, duke mbledhur në një vend komunitetin e padelit dhe adhuruesit e këtij sporti në rritje.


Në këtë edicion do të marrin pjesë 32 ekipe, të ndara në 8 grupe me nga 4 ekipe secili. Ky format garanton një numër të madh ndeshjesh dhe mundësi për secilin ekip që të tregojë performancën e tij në fazën e grupeve, përpara kalimit në fazat eliminatore.

Pritet një nivel i lartë gare, me ndeshje intensive dhe rivalitet të fortë mes ekipeve pjesëmarrëse, duke e bërë këtë turne një nga më konkurruesit e organizuar deri më tani në Padel Zone.

Ndeshjet që do të zhvillohen në EA7 Premium Court do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalin YouTube të Padel Zone Prishtina.

Kjo i jep mundësi publikut më të gjerë që të ndjekë aksionin live, duke rritur edhe më shumë interesimin dhe ekspozimin për sportin e padelit në Kosovë.

Padel Zone Prishtina vazhdon të pozicionohet si qendra kryesore e zhvillimit të padelit në vend, duke organizuar evente cilësore që kontribuojnë në rritjen e komunitetit dhe promovimin e sportit.