Turneu i fundit botëror i Bruno Mars "24K Magic World Tour" është dëshmuar të jetë mjaft magjik.

Turneu masovik global arriti që të tërheqë shumë adhurues dhe të sjellë përfitime prej 200 milionë dollarësh.


BrunoMars

Shumat e fundit e lejojnë Bruno Mars që të jetë në krye të top listave të turneve me përfitim vetëm këtë javë rpej 37.4 milionë dollarësh e me 408 mijë bileta të shitura.

Turneu i cili filloi në Evropë marsin e vitit të kaluar vazhdoi deri në mes të qershorit dhe vazhdoi në korrik e deri në nëntor. Përfundoi në Amerikën Latine në dhjetor.

Bruno Mars

Gjatë 115 performancave, Bruno Mars hitit dy milionë bileta, me përfitim prej 200 milionë dollarë.

Bruno pritet t'i kthehet rrugës dhe turneut me disa performanca në Australi, Zelandën e Re dhe vende të tjera.

bruno mars artisti i vitit nga billboard hd

Burno do të performojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy më 28 janar. /Telegrafi/