LAJMI I FUNDIT:

Turbullirë e ujit në kanalin e Ibër Lepencit, ndërpritet furnizimi në disa zona të rajonit të Prishtinës

Turbullirë e ujit në kanalin e Ibër Lepencit, ndërpritet furnizimi në disa zona të rajonit të Prishtinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar të enjten se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike në afërsi dhe rreth liqenit të Ujmanit ka ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit.

Sipas njoftimit, impianti i trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas, nuk ka mundësi teknike të trajtojnë ujin për pije.

Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja Kalabria, Obiliqi do të kenë  redukime të ujit duke filluar sot nga ora 10: 00 dhe do zgjasë deri në 16:00.


“Pastaj ujë do të keni nga ora 16:00- 20:00, pastaj reduktim nga ora 20:00-04:00 të mëngjesit. Në pozitë më të rënduar e kemi komunën e Drenasit, por autobotët/autocisternat do jenë aty për t’i furnizuar qytetarët me ujë”, thuhet në komunikatën për media.

Po ashtu edhe në Fushë Kosovë bëhet e ditur se në kohën e reduktimit do të vendosen autobot për furnizim me ujë deri në tejkalimin e situatës.

“Fshatrat e Podujevës do të reduktohen gjatë ditës diku rreth 3 orë. Një situatë e tillë vazhdon deri në  përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal. Mbeteni të njoftuar deri në vendimin e radhës, varësisht nga situata me reshje atmosferike”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Neptun po hap pikën më të madhe dhe më moderne në Kosovë – së shpejti në Central Park

Neptun po hap pikën më të madhe dhe më moderne në Kosovë – së shpejti në Central Park

Ekonomi
Hapet barnatorja e parë e Ozone Pharmacy, synohet krijimi i rrjetit në tërë vendin

Hapet barnatorja e parë e Ozone Pharmacy, synohet krijimi i rrjetit në tërë vendin

Ekonomi
Hap një kapitull të ri në karrierën tënde!

Hap një kapitull të ri në karrierën tënde!

Ekonomi
Kosova përfiton 5 milionë euro grant nga BERZH për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujërave të zeza në Mitrovicë dhe Vushtrri

Kosova përfiton 5 milionë euro grant nga BERZH për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujërave të zeza në Mitrovicë dhe Vushtrri

Ekonomi
Lisandri Dragoj emërohet drejtor i përgjithshëm i Wolt për Shqipëri dhe Kosovë

Lisandri Dragoj emërohet drejtor i përgjithshëm i Wolt për Shqipëri dhe Kosovë

Ekonomi
Përforcimi i marrëdhënieve ekonomike Kosovë–SHBA, takohen Prattipati – Rafuna

Përforcimi i marrëdhënieve ekonomike Kosovë–SHBA, takohen Prattipati – Rafuna

Ekonomi
Kalo në kategori