LAJMI I FUNDIT:

Tuntev: LSDM pret fitore të bindshme në zgjedhjet lokale

Tuntev: LSDM pret fitore të bindshme në zgjedhjet lokale

Tomisllav Tuntev, koordinator i grupës parlamentare të LSDM-së dhe koalicionit në Kuvendin e Maqedonisë, sot në konferencë për shtyp përshëndeti shpalljen e zgjedhjeve lokale, ndërsa tha se LSDM pret fitore të bindshme të kandidatëve të tyre për kryetarë komunash, njofton Telegrafi Maqedoni.

“LSDM është e gatshme për zgjedhjet lokale që pas ndryshimit të qeverisjes qendrore, të sillet ndryshimi edhe në nivel lokal. Mbështetjen që qytetarët i japin LSDM-së dhe projekteve që sjellin jetë më të mirë, çdo ditë e më
shumë po rritet. Kjo shihet edhe nga takimet tona të përditshme me qytetarët dhe atmosfera e përgjithshme e lirisë që mbretëron këto dy muajt e fundit”, tha Tuntev.

Ai shtoi se me fitoren e LSDM-së në zgjedhjet lokale, reformat do të vazhdojnë edhe në nivel lokal.


“Pas ndryshimit të qeverisjes lokale do të ndërpritet në tërësi partizimi dhe robërimi i institucioneve në nivele komunash, që për momentin në numër të madh janë të robëruara dhe të partizuara nga ana e OBRM-PDUKM-së”, shtoi Tuntev.

Ai në fund ju bëri thirrje pjesëmarrësve në procesin zgjedhor që të sillen në mënyrë të përgjegjëshme dhe të ndikojnë në mbajtjen e zgjedhjeve fer dhe demokratike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori