Tufa e shpezëve krijuan në qiell figurëne një zogu gjigant (Foto)

22:"© Daniel Biber / SWNS
Daniel Biber ka kaluar katër ditë në Costa Brava të Spanjës, duke përcjellë lëvizjen e shpezëve të ndryshme.
Fotografi 53-vjeçar ka shkrepur në momentin e duhur, kur një tufë që fluturonte në qiell, krijoi atë që ngjante sikur një zog gjigant, transmeton Telegrafi.

Por, formësimin e pazakontë ai e ka parë, vetëm kur u kthye në shtëpi dhe po i shikonte imazhet.

Kjo seri e fotografive, e ka futur atë në rrethin e ngushtë të disa garave fotografike, të cilat pritet të zhvillohen së shpejti. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































