Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel beson se Arsenali mund të fitojë titullin e Ligës Premier këtë sezon.

Arsenali ka mposhtur PSG-në me rezultat të thellë 5-1 në kuadër të International Champions Cup.


Kjo fitore e madhe e Topçinjve ka bërë që trajneri i PSG-së, Tuchel të jetë plot me lavdërim për gjigantët londinez.

Pas disfatës, Tuchel deklaroi se Arsenali mund të fitojë Ligën Premier falë mos përfshirjes në Ligën e Kampionëve.

Arsenalii Futbollistët e Arsenalit duke festuar njërin gol ndaj PSG-së (Getty Images)

"Ky mund të jetë një avantazh i madh për Arsenalin sezonin e ardhshëm", deklaroi fillimisht Tuchel.

"Chelsea u bë kampion i Anglisë dy vjet më parë kur kishte shumë pak ndeshje ndërkombëtare", përfundoi trajneri gjerman.

Tuchel foli edhe për rezultatin e ndeshjes, teksa shtoi: "Nuk është hera e parë që shohim rezultate të tilla të çuditshme".

Ndryshe, Arsenali përfundoi sezonin e fundit në pozitën e pestë, ndërsa pas 22 viteve në krye të klubit dha dorëheqje francezi Arsene Wenger. /Telegrafi/

telegrafi sport app