LAJMI I FUNDIT:

Tryezë diskutimi për zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë

Tryezë diskutimi për zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë

Grupi për Studime Juridike dhe Politike sot do të mbajë tryezë diskutimi në lidhje me zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Në kuadër të projektit “Monitorimi i Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë”, i cili mbështetet financiarisht nga Ambasada Britanike në Prishtinë, GLPS ka krijuar platformën “Drejtësia sot” përmes të cilës monitorohet puna e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), gjykatave dhe prokurorive në Kosovë me fokus të veçantë në trajtimin e lëndëve të korrupsionit, krimit të organizuar dhe profilit të lartë.

Qëllimi i këtij projekti është ndikimi në mënyrë konstruktive në sjelljet insitucionale të KGJK-së, KPK-së, gjykatave dhe prokurorive në Kosovë, në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit të këtyre institucioneve.


GLPS përmes “Drejtësia Sot”, gjatë kësaj tryeze do të prezantojë analizën e parë të serisë së analizave tremujore të zhvillimeve në sistemin e drejtësisë në Kosovë, me titull “Duke vepruar në errësirë: Një analizë për zhvillimet e fundit në Sistemin e Drejtësisë në Kosovë” ku ndër të tjera, do të prezantohet puna e monitorimit gjatë periudhës Qershor – Korrik – Gusht – Shtator 2019, trajtimi i proceseve të emërimit nga KGJK dhe trajtimi i rasteve të profilit të lartë nga gjykatat dhe prokuroritë në Kosovë, etj.

Të ftuar në panelin diskutues janë Ambasadori i Ambasadës Britanike në Kosovë, kryesuesi i KPK-së, përfaqësues të KGJK-së dhe Kryeprokurori i Shtetit.

Tryeza mbahet sot në Hotel Sirius duke filluar nga ora 10:00.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori