Poezi nga: Tomislav Markoviq
Përktheu: Fadil Bajraj
Prolegomenë për çdo ornitologji të së ardhmes
Trutrumcaku sundon Serbinë
Trutrumcaku është produkt i fundit i evolucionit kombëtar.
Trutrumcaku ka kryesuar Sigurimin Shtetëror dhe ka bashkëpunuar me
mafien
Trutrumcakut i kishte lindur ideja për zhvendosjen njerëzore derisa ishte
duke rregulluar bibliotekën: një njërën raftë librat me alfabet cirilik
e në tjetrin librat me alfabet latin..
Trutrumcaku vizatonte hartën e Serbisë së Madhe i frymëzuar nga veprat
e piktorit të dështuar gjerman.
Trutrumcaku ka kryer reformën ekonomike dhe ka kthyer krejt vendin në
fabrikë për të prodhuar mish për top.
Trutrumcaku iu hakmor gjermanëve duke shkatërruar bibliotekën e
Sarajevës.
Trutrumcaku i detyronte ushtarët në skuadronet e pushkatimit të ngrehin
këmbëzën derisa nuk i çelej gjak gishti tregues.
Trutrumcaku ka hapur kampe për t’u argëtuar duke torturuar, sakatuar
dhe përdhunuar të burgosurit.
Trutrumcaku vret kohën duke vrarë.
Trutrumcaku mbjell vdekje, ndërsa korr shufra ari.
Trutrumcaku është organizëm parazit që jeton përgjithmonë duke
ndërruar t’Zotin e shtëpisë siç i ndërron çorapet.
Trutrumcaku grabit skamnorët e u jep të pasurve sipas modelit të
Superhikut.
Trutrumcaku ka një dorë që i përshtatet xhepit të gjithkujt.
Trutrumcaku i sundon kokërdhokët përmes bilbordeve, shpalljeve, city
light-ëve dhe reklamave.
Trutrumcaku dëshiron që të gjithë të shndërrohen në Trutramcaku.
Trutrumcaku ka shtruar rrugën e shëlbimit, magjistralen e errët që të çon
nga asgjëkundi në askund.
Trutrumcaku shkruan dhe boton Kurir-in, Press-in dhe Pravda-n.
Trutrumcaku ka shkruar Vreme smrti dhe Ćeraniju.
Trutrumcaku është bërë bard kombëtar, profet shtegtar që madhëron
lumturinë e Trurit të trumcakut.
Trutrumcaku nuk e manifeston dialogun e shpirtit me veten, për të mos
dëgjuar ndonjë ligësi.
Trutrumcaku gjakon për t’ia thithur karin Putinit dhe të kungohet me
osten e Fuqisë mistike.
Trutrumcaku ua ka zili amerikanëve për Guantanamon, Irakun,
Avganistanin, për të gjitha krimet e pandëshkuara.
Trutrumcaku sheh ëndrra sesi zgjohet në trupin e George Bush Juniorit,
teksa han hot-dog të ridisenjuar për kafjall (boshtin e së keqes në
kifle), gromësinë napalm dhe i hedh shikime mallëngjyese pullës së
kuqe të shkatërrimit.
Trutrumcaku ushqehet me mish njeriu, dehet me kokteje të përbëra nga
lotët, djersa dhe gjaku.
Trutrumcaku është i njerëzishëm, na lejon të thithim ajër falas.
Trutrumcaku është hibrid i krijuar nga kryqëzimi i serbizmit dhe i
çekiçizmit.
Trutrumcaku po kalbet nën bli në Pozharevc.
Trutrumcaku është i gjallë dhe i gjallë do të jetë Trutrumcaku!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit

Kënga mesjetare arbërore - “Konstandini i vogëlthi”
Dokument i rrallë për pushtimin e Krujës dhe rënien e Shkodrës

Historia e Hafiz Sabri Koçit, që i agjëroi 21 ramazane në burg

Shkodra e vitit 1920 (Video)

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë