Trupa e daulleve të Gardës Grenadier të Ushtrisë Britanike sot ka mbajtur një performancë në sheshin qendror të Prishtinës, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve me ritmet e tyre tradicionale.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë për të shikuar dhe shijuar këtë performancë.


“Faleminderit të gjithëve që erdhën sot për të parë dhe shijuar performancën e trupës së daulleve nga Garda Grenadier e Ushtrisë Britanike”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Trupa fillimisht performoi në Prishtina Mall nga ora 11:00 deri në 12:00, më pas nga ora 14:00 marshoi nga "Hotel Grand" deri te "Teatri Kombëtar".

Ky aktivitet është pritur me entuziazëm nga qytetarët dhe vizitorët në kryeqytet, duke sjellë një atmosferë unike kulturore në zemër të Prishtinës./Telegrafi/