Trump thotë se mendonte se ai dhe Putini 'kishin arritur marrëveshje disa herë'

Duke folur nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ka thënë se mendonte se kishte një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë "disa herë".
"Kur kthehesha në shtëpi, i thosha Zonjës së Parë, pata bisedën më të mrekullueshme me Vladimirin, mendoj se kemi mbaruar. Dhe pastaj ndiznim televizorin dhe ajo më thoshte, 'epo kjo është e çuditshme, sepse sapo bombarduan një shtëpi pleqsh'", shtoi presidenti amerikan
Ai tha gjithashtu se pati një takim "të shkëlqyer" me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, transmeton Telegrafi.
Gjatë këtij takimi me Rutte, Trump njoftoi se ka urdhëruar shitjen e armëve në NATO të cilat më pas do të transferohen në Ukrainë, në mënyrë që të mund të mbrojnë veten.
Në takim presidenti amerikan njoftoi se i ka dhënë Rusisë 50 ditë afat që të ndalë luftën në Ukrainë, përndryshe do t’i vendosë sanksione të reja. /Telegrafi/
















































