LAJMI I FUNDIT:

Trump: Të ashpërsohet lufta kundër DEASH-it

Trump: Të ashpërsohet lufta kundër DEASH-it

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se sulmi i fundit vdekjeprurës në jug të Francës ka treguar nevojën për masa më të rrepta në luftën kundër organizatës terroriste DEASH.

Trump ka shkruar sot me rastin e nderimit të oficerit Arnaud Beltrame në Francë, i cili dha jetën e tij për të shpëtuar një peng gjatë sulmit terrorist të premten.

Trump në llogarinë e tij në Twitter shkroi se në botë ekziston “aq guxim i madh” në luftën kundër DEASH-it, por se “janë të domosdoshme masa më të rrepta, kryesisht në kufi”.


Beltrame të premten iu ofrua sulmuesit të armatosur 25-vjeçar, Redouane Lakdim, në këmbim të një gruaje penge. Ai me sukses la telefonin e tij celular të hapur, ashtu që policia të mund të dëgjonte jashtë se çfarë po ndodhte në market.

Zyrtarët thanë se kur dëgjuan të shtënat në market, ata vendosën të sulmonin Lakdim duke e vrarë atë me armë zjarri.

Beltrame u plagos rëndë dhe vdekja e tij rriti numrin e viktimave në katër, ndërsa 15 persona u plagosën.

Organizata terroriste DEASH mori përgjegjësinë për sulmin më të përgjakshmen që kur Emmanuel Macron u bë president i Francës në maj të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Amerika
Inteligjenca amerikane: Rusia dhe Kina po përpiqen t’i rekrutojnë punëtorët që po i largon administrata Trump

Inteligjenca amerikane: Rusia dhe Kina po përpiqen t’i rekrutojnë punëtorët që po i largon administrata Trump

Amerika
Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Evropa
Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio: Zelensky duhet t'i kërkojë falje Trumpit

Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio: Zelensky duhet t'i kërkojë falje Trumpit

Amerika
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë
Kalo në kategori