Shanset për konfirmimin e dy emërimeve më të kontestuara në kabinetin e Donald Trumpit janë në rrezik për shkak të akuzave për sjellje seksuale të papërshtatshme. Pas emërimit të Pete Hegseth si Sekretar i Mbrojtjes, rruga e tij për konfirmimin në Senat është komplikuar më tej për shkak të shqetësimeve lidhur me mungesën e eksperiencës dhe qëndrimeve ekstreme, pas zbardhjes së hetimit të zhvilluar nga policia e Kalifornisë pas akuzave për sulm seksual në vitin 2017.
Akuzat nuk janë ngritur, por kanë qenë mjaft të rënda sa që shefja e re e kabinetit të Trump, Susie Wiles, ka biseduar me Hegseth pas mësimit të tyre të mërkurën në mbrëmje, një ditë pas shpalljes së emërimit.
Sipas Vanity Fair, që raportoi fillimisht lajmin, avokatët e presidentit të ardhshëm gjithashtu kanë biseduar me Hegseth, 44-vjeçarin gazetar dhe ish-ushtar që është kundërshtar i disa politikave, përfshirë atyre që lejojnë gratë të shërbejnë në role luftarake.
Zbulimi ka intensifikuar polemikën për Matt Gaetz, kongresist i ekstremit të djathtë nga Florida, i cili është emëruar Prokuror i Përgjithshëm pavarësisht se është nën hetim të Ministrisë së Drejtësisë me akuzat e trafikimit të njerëzve për qëllime seksuale. Këtu përfshihen akuzat se ai ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë 17-vjeçare.

Senatorë republikanë dhe demokratë kërkuan raportet e Komitetit të Etikës të Dhomës së Përfaqësuesve mbi sjelljen e Gaetz, që ishin porositur përkundër hetimeve penale që nuk çuan në akuzë. Gaetz e parakaloi publikimin e raportit për të premten, për të cilin pritej që të ndikonte negativisht në të, duke dhënë dorëheqje nga Dhomë e Përfaqësuesve menjëherë pas shpalljes së emërimit nga Trump. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, gjithashtu tha se do të kërkonte që raporti të mos publikohej.
Megjithatë, ekzistenca e raportit mund ta vështirësojë nominimin e Gaetz, pasi senatorë të lartë, përfshirë John Cornyn nga Teksasi, anëtar i Komitetit të Drejtësisë të Senatit, kërkuan që të ruhet për përdorim gjatë dëgjimeve të konfirmimit në Senat, shkruan theguardian.
Hetimi u hap në vitin 2021 për të shqyrtuar nëse Gaetz mund të ishte përfshirë në sjellje seksuale të papërshtatshme dhe/ose përdorimin e drogës, shpërndarjen e imazheve dhe videove të papërshtatshme, shkelje të rregullave të Dhomës së Përfaqësuesve, përdorimin e fondeve të fushatës për interesa personale dhe pranimin e ryshfetit apo dhuratave të papërshtatshme.
Mendohet se Trump e ka zgjedhur Gaetz për të realizuar një pastrim të gjerë në Ministrinë e Drejtësisë, kundër së cilës ai ka pasur kritika të ashpra për nisjen e hetimeve penale gjatë mandatit të tij të parë presidencial.

Hegseth gjithashtu është zgjedhur për të pastruar forcat e armatosura, të cilat ai i ka akuzuar për bllokim nga “udhëheqësia woke”.
Shanset për ta realizuar këtë objektiv janë ndikuar nga zbulimi i hetimit të vitit 2017, që ka lidhje me një incident të dyshuar në një hotel “Hyatt Regency” në Monterey, Kaliforni, i cili ka pasur si nikoqir Konferencën e Grave të Partisë Republikane.
Zyra e administratës së qytetit të Monterey ka konfirmuar hetimin përmes një deklarate të shkurtër, duke shtuar se incidenti ka ndodhur midis mesnatës së 7 tetorit 2017 dhe orës 7 të mëngjesit të ditës tjetër.
Hegseth ka thënë se ngjarja ishte rezultat i një takimi të dakorduar dhe e ka përshkruar akuzën si “ai tha, ajo tha”, sipas Vanity Fair.
Revista gjithashtu citon një burim që thotë se Hegseth nuk është verifikuar, por një burim nga ekipi i kalimit të Trumpit ka pohuar se Hegseth ka kaluar verifikimin, por ky incident i dyshuar nuk ishte shfaqur.
Kjo pasiguri në lidhje me verifikimin ka ndodhur pas raporteve të ndara që sugjerojnë se verifikimet standarde të FBI-së për disa nga kandidatët më të kontestuar të Trump, të cilat kanë për qëllim zbardhjen e aktiviteteve kriminale të kaluara dhe përgjegjësive të tjera që mund të çojnë në moskualifikim, janë anuluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri