LAJMI I FUNDIT:

“Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”: Vendimi i presidentit amerikan mban të bllokuar afganët në Shqipëri

“Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”: Vendimi i presidentit amerikan mban të bllokuar afganët në Shqipëri

Media prestigjioze “Reuters” i ka kushtuar një artikull emigrantëve afganë të strehuar në Shqipëri, të cilët janë prekur nga urdhri ekzekutiv i presidentit të ri amerikan, Donald Trump, për pezullimin e ndihmës për rivendosjen e refugjatëve.

Sipas raportimit, qindra afganë të bllokuar në vende transiti si Shqipëria ndodhen në një gjendje të rënduar pasigurie.

“Reuters” thekson se e ardhmja e tyre mbetet e paqartë, ndërsa thirrjet për ndihmë janë një kujtesë e nevojës për mbështetje humanitare dhe për zgjidhje globale të çështjeve të migracionit dhe refugjatëve.


Në artikull përshkruhen rastet konkrete të afganëve të strehuar në Shqipëri, të cilët kishin rezervuar fluturime për të vijuar drejt destinacioneve të tyre, por u bllokuan pas vendimit të Trump për pezullimin e ndihmës.

“Nuk e di nëse do të hipim ndonjëherë në atë avion dhe nëse po, nëse do të shkoj në Kabul apo në Shtetet e Bashkuara. Nëse kthehemi në Afganistan, do të na vrasin, sepse për talebanët ne jemi në thelb amerikanë dhe armiqtë e tyre numër një, pasi kemi punuar krah për krah me amerikanët,” tha Amini, një emigrant i strehuar në Shëngjin, një qytet bregdetar në veri të Shqipërisë.

Një tjetër afgan, i cituar nga “Reuters”, i bëri thirrje Trump. “Zoti Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul.”

Ndërkohë, raportet e misionit të OKB-së në Afganistan tregojnë se talebanët kanë arrestuar, torturuar dhe vrarë ish-ushtarë dhe zyrtarë të qeverisë së mëparshme të mbështetur nga SHBA.

Këto raportime shtojnë edhe më shumë shqetësimin për fatin e emigrantëve të bllokuar në vendet e tranzitit, si Shqipëria.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike shpjegon kushtet dhe kriteret

Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike shpjegon kushtet dhe kriteret

Lajme
Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Lajme
RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

Lajme
“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër kishte vajzën trevjeçare”, Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Likoshan e Qirez

“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër kishte vajzën trevjeçare”, Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Likoshan e Qirez

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori