Donald Trump sërish ka ngatërruar publikun me deklaratat rreth teknologjisë 6G.

Kur udhëheqësit biznesi përmendin terma si “inteligjenca artificiale”, “8K” dhe “5G”, shpesh herë pyesim veten nëse ata në të vërtetë e kuptojnë çfarë do të thonë këto.


Në rastin e presidentit amerikan Donald Trump, nuk ka nevojë të pyesim: duket qartë se ai nuk ka asnjë ide.

“Pra, tani kemi hyrë në 6G, oj. Për 5G – unë isha lider për 5G, e përfundova atë punë, dhe tani po shkojmë në 6. Çfarë bën kjo? Të jep një pamje më të thellë në lëkurën e dikujt? Më pëlqenin kamerat e vjetra. Kishin një bukuri të veçantë...”, pyeti ai duke menduar, drejtpërdrejt në televizion, përballë drejtorit të Qualcomm, Kristian Amon, i cili nuk u mundua as ta korrigjonte.

Për ata që nuk e dinë, “6G” i referohet gjeneratës së ardhshme të rrjeteve mobile, e cila pritet të sigurojë internet pa tel më të shpejtë dhe më të besueshëm për një numër më të madh përdoruesish.

Nuk ka lidhje me rezolucionin e ekranit ose kamerave (këtu lidhet termi “8K”). /Telegrafi/

Trump: So we're into 6G now. Yeesh. I was a leader on 5G, getting that done. What does that do? Give you a little bit deeper view into somebody's skin? I like the cameras of the old days.

[image or embed]
— FactPost (@factpostnews.bsky.social) December 10, 2025 at 9:54 PM