Donald Trump thotë "me një shkallë të lartë sigurie" se i dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk është kapur.

"Mendoj se e kemi kapur", tha Trump, shkruan skynews.


"Mendoj se me një shkallë të lartë sigurie e kemi në paraburgim. Ai është në paraburgim."

Trump tha gjithashtu se "dikush që ishte shumë afër tij e dorëzoi atë".

Ai shtoi se shpresonte që i dyshuari, nëse shpallet fajtor, të marrë dënimin me vdekje dhe tha se aktualisht janë në selinë e policisë.

Trump tha gjithashtu se nuk dihej nëse ata ishin pjesë e një rrjeti më të madh. /Telegrafi/