Trump i thotë Mbretërisë së Bashkuar: Shkoni merrni naftën tuaj

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka postuar një mesazh në rrjetin e tij social Truth, duke i thënë Mbretërisë së Bashkuar të "shkoni merrni naftën tuaj".
"Të gjitha ato vende që nuk mund të marrin karburant për aeroplanë për shkak të Ngushticës së Hormuzit, si Mbretëria e Bashkuar, e cila refuzoi të përfshihej në prerjen e kokës së Iranit, kam një sugjerim për ju: Numri 1, blini nga SHBA-ja, kemi me bollëk, dhe Numri 2, mblidhni pak guxim të vonuar, shkoni në Ngushticë dhe thjesht merrni atë", shtoi presidenti amerikan.
"Do të duhet të filloni të mësoni si të luftoni për veten tuaj, SHBA-ja nuk do të jetë më aty për t'ju ndihmuar, ashtu siç nuk ishit ju aty për ne. Irani, në thelb, është shkatërruar. Pjesa e vështirë është bërë. Shkoni merrni naftën tuaj", tha ndër tjera Trump.
Ai gjithashtu kishte një mesazh për Francën, të cilën e ka quajtur "shumë të padobishme", transmeton Telegrafi.
Ndryshe ishte Italia, Spanja ishin dy anëtare të NATO-s që kishin refuzuar të lejonin aeroplanët amerikanë që të shfrytëzojnë hapësirën apo bazat e tyre për të nisur sulmet në Iran. /Telegrafi/























































