Trump arrin në Korenë e Jugut

122:"The Trump administration is trying to force Twitter to unmask at least one anti-Trump account, according to a new lawsuit. 3:"CNN
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, arriti në Korenë e Jugut, ku do të takohet me homologun e këtij vendi, Moon Jae-in, për të diskutuar tregtinë dhe programin bërthamor të Koresë së Veriut.
Ai po ashtu do të takojë trupat amerikane të stacionuara në Korenë e Jugut dhe politikanë lokalë.
Të hënën, Trump ka qëndruar në Japoni – ndalesa e parë e turneut të tij në Azi.
Duke folur në Tokio, Trump ka thënë se programi bërthamor i Koresë Veriore është “kërcënim” për botën dhe ka përsëritur se “periudha e durimit strategjik” ndaj Phenjanit ka marrë fund.
Në muajt e fundit, Phenjani ka testuar disa raketa balistike ndërkontinentale dhe ka kryer provën e gjashtë bërthamore, transmeton Evropa e Lirë.
Nga
Telegrafi
07/11/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































