LAJMI I FUNDIT:

Truku i thjeshtë pastron rrobat nga pudra – ju nevojitet vetëm shkuma e rrojës

Truku i thjeshtë pastron rrobat nga pudra – ju nevojitet vetëm shkuma e rrojës

A ju ka ndodhur ndonjëherë që të zbukuroheni, të bëni grimin dhe me rastin e veshjes gjysmën e grimit e hiqni dhe e lini në këmishën tuaj? Nëse po, kemi për ju zgjidhjen…

Secila femër ka kaluar nëpër situatë të këtillë, ndrydhim pudrën dhe në vend që në brushë pudra përfundon në fanellën tonë të re dhe e shkatërrojnë para se të dalim nga shtëpia.


Nëse provojmë që ta pastrojmë, edhe më shumë do ta njollosim. Në situatë tjetër, nëse e veshim pas grimit kryesisht e gjitha mbetet në jakë.

Ekziston truku mahnitës i cili eliminon në çast njollat nga pudra. E gjitha që ju nevojitet është shkuma e rrojës.

Tingëllon e pabesueshme, mirëpo ka efekt! – transmeton Telegrafi.

Qiteni një sasi të vogël shkume rroje në njollë dhe fërkojeni.

Lëreni pak sasi të qëndrojë disa minuta dhe lajeni në rrobalarëse apo me dorë, varësisht nga materiali.

Njolla do të duhej të zhdukej pas një larjeje.

Nëse njolla nuk zhduket duhet ta përsërisni procedurën.

Ky truk nuk do të ndikojë në rroba të cilat kanë nevojë për pastrim kimik, gjë që zakonisht shkruan në etiketë. /Telegrafi/