Truku prej 15 sekondash zbulon shkaktarin e dhembjes së shpinës – por edhe zgjidhjen!

Nëse ju dhemb shpina, provoni dhe do të dini me siguri a do ta zbatoni këtë!
Shkaktarë të dhembjes së shpinës mund të jenë gjëra të ndryshme, mirëpo njëri ndër më të shpeshtit është qëndrimi i keq, përkatësisht përdorimi i “gabuar” i muskujve për t’u ngritur apo për t’u ulur me shpinën drejt.
Fizioterapeutët theksojnë që shumë shpesh përdorim grupin e gabuar të muskujve për qëndrim, madje ai qëndrim shkakton dhembje të shpinës dhe mund të çojë deri te komplikimet më të mëdha, transmeton Telegrafi.
Qe se si ta vërtetoni që po i përdorni edhe ju!
Ngrihuni dhe qëndroni drejt sa të mundeni, le t’ju jenë këmbët të larguara në gjerësi të supeve. Qëndroni qetë dhjetë deri njëzet sekonda dhe kushtoni kujdes – a po ndieni që keni ndrydhur pak muskujt e vitheve?
Nëse përgjigjja është po, atëherë po i përdorni gabimisht muskujt për të qëndruar vertikalisht.
Këtë “punë” do të duhej ta bënte pjesa e poshtme stomakut. Nëse muskujt stomakut të poshtëm nuk marrin pjesë në qëndrimin e trupit, “punën” e marrin vithet që nuk janë të dedikuara për të.
Qëndrimi i keq do të çojë deri te dhembja e shpinës, por edhe te mbinkarkesa e muskujve të pjesëssë poshtme të shpinës dhe gilcave të cilat përpiqen t’i kompensojnë ato gabime.
Kushtoni kujdes dhe gjithmonë kur qëndroni apo uleni, shtypni butësisht muskujt e pjesës së poshtme të stomakut, në mënyrë që qëndrimi të jetë i drejtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës