Krokante nga jashtë, të buta si gjalpi dhe me lëng nga brenda Nevojiten: ▪ 1 kg patate, ▪ 1,5 litra ujë, ▪ 1 lugë çaji kripë.

6546565fg


Përgatitja:

Lani një kilogram patate dhe pritini në gjysmë.

Hidhni ujë mbi to dhe shtoni një lugë çaji kripë dhe kur uji të vlojë, ziejini për 5-10 minuta.

Kur patatet të jenë të buta, kullojini ato nga uji.

Skuqini patatet në një tigan në vaj që nuk është ngrohur më parë.

Mos i kriposni gjatë skuqjes, por vetëm kur yndyra të jetë kulluar.

Ju bëfshin mirë, - transmeton Telegrafi.