Keni telashe me vijën e trupit? Nëse vazhdimisht ju preokupojnë ata pesë kilogramë të tepërt, atëherë kjo veçse do t'ju nevrikosë më tepër, do t'ju stresojë dhe do të hani edhe më shumë.
Preokupimet e tilla nuk do t’ju ndihmojnë të hiqni as një gram. Prandaj, duhet provuar ndryshe! E para, duhet menduar pozitivisht, duhet ngrënë me arsye, duhet ndërruar mënyrën e të menduarit dhe të përdorimit të ushqimit. Me fjalë të tjera, lypset menduar “më hollë” dhe – problemet lidhur me peshën do të ndërpriten! Lexoni këshillat e mëposhtme dhe përmbajuni atyre!
1. Hani vetëm atëherë kur ndieni uri, e jo për shkak të frustracionit a të kënaqësisë.
2. Hulumtimet tregojnë: mineralet, siç janë hekuri dhe magnezi, e përmirësojnë tretjen dhe e shpejtojnë djegien e yndyrave. Për këtë arsye duhet përdorur ushqim të pasur me këto minerale.
3. Secila kafshatë duhet përtypur mirë, ose nuk duhet kapërdirë gjithë ushqimin duke ngrënë me shpejtësi. Merren pjata, luga, piruni, thika e peceta, pastaj lëshohet muzika (e ritmit të ngadalshëm) dhe hahet kënaqshëm. Kështu, shumë më shpejt do ta ndieni veten të ngopur dhe, gjithsesi, do të pushoni së ngrëni.
4. Ëmbëlsirat nuk trashin vetvetiu ose sheqeri nuk trash aq sa – kombinimi i tij me yndyra. Këshillë: disa sheqerka më pak do ta rrënojnë vijën e trupit sesa ngrënia e një kroasani.
5. Një gotë ujë mineral para çdo shujte e zvogëlon urinë.
6. Nëse nuk mund t’i shmangeni një sallate pemësh, atëherë ëmbëlsojeni me lëng sheqeri artificial, kështu do të jetë më pak kalori ke.
7. Gjithherë duhet lexuar kujdesshëm përbërjen e prodhimit, sepse ka qumësht me më pak yndyrë dhe me më shumë yndyrë, njësoj ndodh edhe me jogurtin, me djathi n etj.
8. Gjatë përdorimit të shujtës së përbërë nga mishi ose nga brumërat, duhet ngrënë dyfish më shumë sallatë. Shumë shpejt do të ngopeni.
9. Dressing-u për sallatë do të jetë më pak kalorik, nëse në vend të majonezës përdoret jogurti.
10. Mësohuni që pas drekimit të përdorni kafe pa kofeinë. Kjo do ta rrisë harxhimin e kalorive gjatë tri orëve të ardhshme.
11. Kurrë nuk duhet shkuar në treg të uritur, sepse në shportë e më pastaj në frigorifer do të futni edhe ushqime të panevojshme!
12. Krundet ndihmojnë tretjen dhe rrafshojnë barkun. Ato janë të mira edhe për fytyrë: në mulli të kafes bluhen krundet, bëhet pluhur, përzihen me dy lugë jogurt dhe kjo masë përdoret për piling të dekoltesë.
13. Buka, brumërat dhe orizi janë ushqimi më i mirë për darkë (natyrisht, në sasi të vogla). Përmbajtja e madhe e hidrateve të karbon it ndihmon sintezën e serotinës në tru dhe kështu e përmirëson gjumin. Kush fle natën mirë, ditën ndien më pak uri.
14. Gjellët serviren në pjata më të vogla. Shujtat, të shoqëruara me sasi të mëdha sallatash, duken më të plota. Në këtë mënyrë edhe sasitë më të vogla të ushqimit do ta shuajnë urinë, sepse truri merr sinjalin se ka sasi të mjaftueshme të ushqimit.
15. Përbërja e lëngut të angjinares, për shembull, aktivizon mëlçinë dhe idhcën, kështu që yndyrat shkrihen shpejtë.
16. Kur t’ju kaplojë dëshira për ushqim, përdorni pemët. Kivi, ananasi, bananet, qershitë dhe kumbullat krijojnë ndjenjë afatgjatë të ngopjes.
17. Duhet shmangur shujtave të pasura pas orës 6 të mbrëmjes. Në këtë kohë ushqimi tretet më ngadalë, kështu që më lehtë shtohet pasha e padëshiruar.
18. Qumështi nuk bën të përdoret si pije për të shuar etjen. Për të rriturit mjafton të pihet një çerek litri në ditë. Qumështi përmban vlera të mëdha ushqyese, përmban albumina, hidrate të karbonit, vitamina e minerale dhe lehtë e tret yndyrën qumështore.
19. Shpargulli ndihmon nxjerrjen e tepricës së ujit dhe të toksineve nga organizmi, kështu ndihmohet puna e mëlçisë dhe e veshkave. Veç kësaj, është i pasur me vitaminë B dhe me hekur.
20. Duhet pirë së paku 1,5 litër lëngje në ditë, më së miri ujë të zakonshëm ose ujë mineral të pagazuar.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?