LAJMI I FUNDIT:

Tripunovski: Nuk do të lejoj që fermerë fantomë të pasurohen në kurriz të shtetit

Tripunovski: Nuk do të lejoj që fermerë fantomë të pasurohen në kurriz të shtetit

Politika e tokës është një element kyç nëse duam ta rikthejmë prodhimin atje ku dikur kemi qenë. Detyra ime në muajt e parë është rishikimi i gjithçkaje që është ndarë si tokë bujqësore, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.

“Ne duam vetëm të verifikojmë nëse toka bujqësore në pronësi shtetërore po përdoret në përputhje me qëllimin për të cilin është kërkuar të shfrytëzohet,” tha ministri.

Ministri Tripunovski shtoi se po realizohet një aksion për kontrollin e përdoruesve të mëdhenj, pra për sipërfaqet e mëdha të dhëna për subjekte të caktuara juridike. Fillimisht u identifikuan dy subjekte juridike që e kanë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme tokën bujqësore, ndërsa nga ana tjetër kanë përfituar edhe subvencione.


“Kjo kontroll do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme. Kontrolli do të çojë në lirimin e tokës bujqësore dhe ajo do t’u ndahet fermerëve të vërtetë,” theksoi ai.

Ministri theksoi se nuk do të lejojë që fermerë fantomë të përfitojnë në kurriz të shtetit.

“Vitin e kaluar e përfunduam një Thirrje publike e cila ishte shpallur gjatë kohës së Qeverisë teknike dhe ndamë 967 kontrata. Ndërsa, para një muaji e gjysmë, gjatë festave të fundvitit, ishin në proces Thirrjet publike të cilat u realizuan me kërkesë të fermerëve. Thirrjet publike përfunduan, Komisionet po punojnë dhe afati i fundit është diku në mes të muajit për të përpunuar të gjitha aplikimet. Janë dorëzuar mbi 2.000 aplikime,” sqaroi ministri Tripunovski.

Ai shtoi se faza e ardhshme e shpërndarjes së tokës do të realizohet me konkurs publik, me parcela të përcaktuara saktësisht. Atëherë do të ketë parcela jo më të vogla se 10 hektarë, pasi është e nevojshme të mendohet edhe për konsolidimin e tokës.

Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori